Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e 19 korrikut në New York, Spanja dhe Argjentina do të përballen mes tyre për titullin e Kampionit të Botës pasi i shkuan deri në fund këtij turneu të gjatë dhe të lodhshëm. Por në lojë nuk do të jetë vetëm Kupa e Botës, por për herë të parë në një edicion të Kupës së Botës, FIFA do t’iu shpërndajë fituesve unaza festive përvec medaljeve të arta.

Dhe e gjithë kjo është në linjë me traditën ikonike amerikane. Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni shumë të limituar me vetëm 2026 copë, një homazh ky direkt për vitin e turneut. Nga këto 30 unaza do t’i jepen skuadrës fituese ndërsa 1996 unazat e tjera do të vihen në dispozicion të tifozëve të të gjithë botës si produkt zyrtar me licencën e FIFA duke iu ofruar mbështetësve të zotërojnë një pjesë unike të historisë së Kupës së Botës 2026.
Imazhi i trofeut dhe emri i skuadrës fituese

Njëra anë e unazës do të shfaqë trofeun e Botërorit, ndërsa ana tjetër do të jetë e personalizuar me identitetin e skuadrësfituese. Çdo unazë do të ketë numrin e saj unik, do të jetë e realizuar sipas përmasave të gishtave të çdo lojtari dhe e shoqëruar me një çertifikatë autenticiteti. Menjëherë pas finales, kapitenin dhe trajneri i skuadrës do të marrin unaza të përkohshme si pjesë e ceremonisë. Secila prej 30 unazave që do t’iu destinohen fituesve, do të personalizohen përpara dorëzimit zyrtar në një datë të mëvonshme duke garantuar kështu një masë perfekte për një arritje e destinuar që të mbetet e përjetshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bledion Hyseni, talenti kosovar që po rritet në Zvicër me ëndrrën për te veshur fanellën e Kosovës

Në futboll, talenti është dhuratë, por puna, karakteri dhe...

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi...

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ethet para finales...

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

PERU ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 14 persona...