Pamje apokaliptike në Kinë/ Rrugët kthehen në lumenj, uji merr para makinat

KINË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Përmbytjet masive që kanë goditur Kinën kanë sjellë skena dramatike, me rrugë të shndërruara në lumenj dhe rrjedha të fuqishme uji që marrin përpara automjete, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të tëra që tërhiqen nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet intensive.

Në qytetin Shenyang, një pronar automjeti zgjodhi një zgjidhje të pazakontë për të shmangur humbjen e makinës së tij. Ai mori me qira një vinç, i cili e ngriti automjetin në ajër për ta mbrojtur nga përmbytjet e mundshme.

Veprimi i tij është bërë viral në internet, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një mënyrë kreative për të shpëtuar pronën nga ujërat që kanë përfshirë disa rajone të Kinës.

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos në shumë zona të vendit, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se moti i keq dhe reshjet e dendura pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi...

Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ethet para finales...

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

PERU ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 14 persona...