Kuvendi miraton zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, opozita vijon bojkotin

TIRANË, 16 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi miratoi sot në seancë plenare projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si edhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.

Partia Demokratike ka vijuar bojkotin e seancës plenare pasi kërkon që Kuvendi të shqyrtojë ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.

Me 77 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, ndërsa me 78 vota pro dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për censin e bujqësisë”.

Deputetët miratuan gjithashtu me 78 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, ‘Për menaxhimin e kimikateve’, të ndryshuar”, si dhe me 76 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, ‘Për akuakulturën’”.

Me 77 vota pro dhe 2 kundër u miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbrojtjen e tokës bujqësore’”.

Kuvendi ratifikoi gjithashtu marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025, me 79 vota pro.

Me 78 vota pro u miratua marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si dhe u ratifikua Konventa për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil.

Po me 78 vota pro u miratua edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për librin në Republikën e Shqipërisë’”.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionit Shqiptar, Autoritetit të Mediave Audiovizive, Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit.

Deputetët miratuan gjithashtu me 76 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin për emërimin e Argita Frashërit anëtare të Këshillit të Statistikave.

Në përfundim të seancës, Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 2 kundër zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Seven Seas Splendor” me 650 turistë mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit

DURRËS, 16 korrik 2026/Albania Express News/ -Anija turistike “Seven...

Përplasje në dhomat e zhveshjes së Francës pas humbjes ndaj Spanjës, Dembele debatoi me shokët e skuadrës

BOTËRORI 2026 ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Dalin në dritë...

Ndalesa në Vuno

Nga Nertil Jole HIMARË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kur udhëtoj...