Aksidentoi për vdekje një të mitur pranë shkollës së Mengëlit në Elbasan, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për regjisorin Petri Bozo

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj regjisorit Petri Bozo, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë.

Bozo do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi trupi gjykues nuk pranoi ankimin e paraqitur prej tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël.

Sipas të dhënave të hetimit, një automjet i drejtuar nga Petri Bozo përplasi për vdekje një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë. Në momentin e aksidentit, fëmija ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndalesa në Vuno

Nga Nertil Jole HIMARË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kur udhëtoj...

Ish-deputeti demokrat rrëfen prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Garën e hapën qëllimisht vetëm për të larguar Luçiano Boçin si nënkryetar

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Muslim Murrizi...

Kanadaja nën pushtetin e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri/ Pamje apokaliptike, qielli bëhet portokalli

KANADA ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Më shumë se 800...