Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një gjysmëfinale dramatike të zhvilluar në Atlanta.

Kampionët në fuqi përmbysën gjithçka në minutat e fundit dhe tani do të duelojnë me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Argjentina ishte më kërkuese. Enzo Fernandez provoi nga distanca, ndërsa Anglia u kundërpërgjigj me disa tentativa, por portat mbetën të paprekura.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Anglia që goditi e para. Në minutën e 55-të, Morgan Rogers harkoi në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Pas golit të pësuar, Argjentina shtoi presionin dhe krijoi disa raste të pastra. Alexis Mac Allister goditi fillimisht shtyllën me kokë dhe më pas u ndal nga Jordan Pickford, ndërsa Nico Gonzalez gjithashtu iu afrua golit.
Barazimi erdhi në minutën e 85-të, kur Enzo Fernandez lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca që përfundoi në rrjetë, duke rikthyer shpresat e Argjentinës.
Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij. Në minutën e 90+2, kapiteni argjentinas harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ndërsa Lautaro Martinez goditi me kokë dhe mposhti Pickfordin për rezultatin përfundimtar 2-1.
Me këtë fitore dramatike, Argjentina siguron biletën për në finalen e Botërorit, ku e pret Spanja, e cila eliminoi Francën në gjysmëfinalen tjetër, ndërsa pritja e Anglisë vazhdon ende.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës premton të jetë një spektakël i vërtetë, me dy nga kombëtaret më në formë të turneut që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
REZULTATI:
Angli 1-2 Argjentinë
Gordon 55′ / Enzo 85′, Lautaro 90+2′
NGJARJET KRYESORE:
90+12′ Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Argjentinës!
90+2′ Goool Argjentina 1-2/ Messi hedh një krosim në zonë dhe Lautaro me kokë e çon në rrjetë. (Video)
90′ Akordohen 9 minuta shtesë.
85′ Goool Argjentina 1-1/ Enzo Fernandez provon me një predhë nga distanca dhe tund rrjetën. (Video)
76′ Mac Allister godet sërish me kokë dhe Pickford e ndal për të dytën herë.
75′ Mac Allister del i lirë dhe godet me kokë, por ndalet nga shtylla.
69′ Nico Gonzalez godet me kokë, tentativa e të cilit ndalet mjaft mirë nga Pickford. (Video)
55′ Goool Anglia 1-0/ Rogers hedh një krosim në zonë dhe Gordon arrin të godasë si duhet për të shënuar. (Video)
47′ Alvarez provon me një gjuajtje, por Pickford arrin ta ndalë si duhet duke i mohuar golin.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
38′ Fernandez provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.
33′ Rice hedh një krosim në zonë, por Stones nuk godet si duhet me kokë.
1′ Nis gjysmëfinalja e dytë në Atlanta!
FORMACIONET ZYRTARE:
Anglia: Pickford, James, Stones, Guehi, Spence, Rice, Anderson, Rogers, Bellingham, Gordon, Kane.
Trajner: Thomas Tuchel
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico, Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo, Messi, Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

BOTËRORI 2026 , 15 korrik 2026/Albania Express News/- Për...

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...

Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një...