Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të shtatë qershorit, akoma nuk është caktuar data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës si hap i parë drejt formimit të institucioneve.

Përvec dy takimeve që ka pasur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me krerët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në kuadër të konsultimeve për t’i rikthyer vendit stabilitetin institucional, nuk janë ndërmarrë hapa të tjerë për përshpejtimin e procedurave. Këto veprime që nga dita e zgjedhjeve, njohësit i shohin si mungesë joserioziteti nga ana e partisë fituese.
“Nuk kemi pas asnjë aktivitet për të dhënë një sinjal pozitiv për themelimin e institucioneve qoftë për formimin e qeverisë apo për parime të përgjithshme dhe emra të përvecëm për president”, tha Qemajl Marmullakaj-Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Deputetët e zgjedhur kanë kohë deri më 7 gusht për të konstituuar kuvendin, pastaj nis të rrjedhë afati për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Mosveprimet brenda këtyre afateve kushtetuese rrezikojnë të cojnë vendin në zgjedhje.
“Të gjithë këta hapa mund të na dërgojnë në zgjedhje të reja dhe fakti që nuk ka një seriozitet nga ana e partisë fituese në drejtim të formimit të institucioneve tregon se nuk ka një seriozitet të mirëfillt të ballafaqohen me obligimet që i kanë për mbarëvajtjen e këtij vendi”.
Për më shumë se një vit e gjysmë Kosova nuk ka institucione me funksionalitet të plotë dhe kjo e ka vënë në rrezik të theksuar politikën e jashtme të vendit, ku nuk ka njohje, nuk ka avancim për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar.
Krahas kësaj, mungesa e një kuvendi funksional e ka lënë Kosovën pa përfituar mbi 40 milionë euro nga plani i rritjes me Bashkimin Evropian. Edhe në politikën e brendshme, mungesa e institucioneve rrezikojë të pengojë funksionimin e plotë.
“Funksionalizimin e institucioneve të pavarura apo agjencive të pavarura të cilat rrezikojnë të mbesin pa borde apo udhëheqësi të këtyre institucioneve”.
Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor, pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një...

Turpërohet Vllaznia, Malisheva e Brdariç e shkatërron me pesë gola dhe e eliminon nga Europa

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Vllaznia ka përjetuar një...