Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një nga sfidat më serioze në qarkun e Elbasanit, ku gjatë periudhës janar–korrik 2026 kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e aksidenteve rrugore.

Shifrat u bënë publike nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha, gjatë prezantimit të bilancit të punës së institucionit. Ai theksoi se Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet dhe praninë në terren, veçanërisht gjatë sezonit turistik, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në akset kryesore.

Megjithatë, sipas Hoxhës, pavarësisht masave të shtuara, vijojnë të evidentohen shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat në shumë raste janë bërë shkak për ngjarje me pasoja të rënda.

Drejtori i Policisë u bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë përgjegjësi maksimale në drejtim, të respektojnë sinjalistikën rrugore, kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit, duke theksuar se vetëm përmes kujdesit dhe respektimit të ligjit mund të parandalohet humbja e jetëve njerëzore në rrugë.

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit veror, me synim rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...

Turpërohet Vllaznia, Malisheva e Brdariç e shkatërron me pesë gola dhe e eliminon nga Europa

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Vllaznia ka përjetuar një...