Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka përshëndetur suksesin e Shqipërisë, e cila një ditë më parë shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke mbyllur tre kapituj të negociatave me Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi zyrtar, ambasada e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke “duartrokitur” progresin e arritur dhe angazhimin e institucioneve shqiptare.

Ky rezultat konsiderohet si një tregues i qartë i gatishmërisë së Shqipërisë për t’u integruar në fusha kyçe të politikave të Bashkimit Europian, duke forcuar më tej bashkëpunimin në kërkimin shkencor, inovacionin, arsimin, kulturën, si edhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë ekonomike të bllokut europian.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme – edhe në fushën e Themeloreve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Reagimi i plotë:

Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 – kapitujt e parë që u mbyllën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së, për të thelluar bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, për të promovuar marrëdhënie më të ngushta arsimore dhe kulturore dhe për të kontribuar në forcimin e sigurisë ekonomike të BE-së.

Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme – edhe në fushën e Themeloreve.

Konfirmojmë mbështetjen tonë në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe presim përparim të mëtejshëm në procesin e pranimit, bazuar në arritjet e veta dhe përmbushjen e kritereve të dakordësuara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin që bëri historinë në Hudson

SHBA ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni amerikan Chesley “Sully”...