Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku .Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik.

Mësohet se në përplasjen e fuqishme kokë më kokë mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë shkatërruar plotësisht.

Aksidenti i rëndë me dy viktima ka shkaktuar tronditje te madhe banorët e zonës së Mollasit , ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor i policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja frontale mes dy mjeteve ka qenë fatale për të dy drejtuesit/pasagjerët, por rrethanat e sakta dhe shkaku i aksidentit pritet të përcaktohen pas ekspertizave dhe hetimeve të autoriteteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...