“Një monument i kujtesës arsimore, Libri ‘Pedagogjikja e Gjirokastrës’ i Reshat Agos”

Nga Prof. as. dr. Peçi Naqellari

Libri “Pedagogjikja e Gjirokastrës” (histori, mbresa, kujtime), me autor Master i Shkencave Reshat AGO, shoku dhe bashkëudhëtari im në rrugën e arsimimit, mbështetet në përjetime, ngjarje dhe dokumente të shkruara, në të gjitha pjesët e tij, siç janë librat e mirëfilltë historikë; i shkruar përgjatë një periudhe disavjeçare dhe është rezultat i kërkimeve të vijueshme në dukuri, ngjarje, zhvillime e personalitete të lidhura me këtë institucion arsimor, kombëtar dhe më gjerë.

Libri përbën një kontribut jo vetëm për historinë e asaj shkolle, por edhe për arsimin kombëtar. Libri është një burim shumë i mirë reference për studiues të disa disiplinave, sidomos për arsimin dhe edukimin. Botime të kësaj natyre e kanë vendin në çdo bibliotekë, për të qenë gjithnjë të referueshëm dhe të përdorshëm për studiuesin e interesuar.
Konkretisht libri krahas vlerave të shumta, orienton shkencërisht në disa drejtime si:

– për trajtimin e ngjarjeve apo ndodhive,
– për kronologjinë, për stilin letrar, historik me mjaft gjerësi dhe elegancë,
– për lidhjen dhe integrimin e figurave për bashkëmoshatarët dhe mësuesit, për punën dhe veprimtarinë e secilit,
– për gjuhën e përdorur,
– për paraqitjen letrare dhe me shumë vërtetësi të realitetit për ato vite dhe më gjerë,
– për trashëgimi të vyer dhe me vlerë për brezat,
– për vullnetin dhe këmbënguljen në realizimin e një punimi serioz.Mirënjohje, falënderime dhe suksese autorit në punime të tjera!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mazniku: “Ky imazh në WhatsApp është FAKE, i bërë me AI”

Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan Arbjan Mazniku ka reaguar...

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...