Autorët u maskuan si policë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës famëkeqe të drogës në Ekuador

EKUADOR ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të armatosur që ishin maskuar si efektivë policie.

Sipas autoriteteve, David Macías, 35 vjeç, ishte një drejtues rajonal i bandës së fuqishme kriminale Los Choneros, e cila deri vonë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo Macías, i njohur me nofkën “Fito”, shkruan BBC.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës në qytetin bregdetar Olón, në Ekuador. Dëshmitarët thanë se persona të veshur si policë hynë në banesën që Macías kishte marrë me qira në një zonë luksoze dhe e qëlluan për vdekje.

Autorët u larguan menjëherë pas sulmit dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim.
Adolfo “Fito” Macías aktualisht ndodhet në pritje të gjyqit në Shtetet e Bashkuara, pasi u ekstradua nga Ekuadori vitin e kaluar. Banda Los Choneros është shpallur nga SHBA si organizatë terroriste e huaj dhe akuzohet si një nga grupet kriminale që kanë kontribuar në rritjen drastike të vrasjeve në Ekuador.
Vrasja e David Macías shihet si një tjetër goditje për këtë organizatë kriminale. Muajin e kaluar, një tjetër vëlla i “Fito”-s, Javier Macías, u arrestua në Kolumbinë fqinje.
Autoritetet thanë se David Macías kishte pranuar në vitin 2018 akuzat për komplot kriminal. Gjatë periudhës së burgimit, ai dyshohet se rekrutoi të dënuar për Los Choneros dhe ndihmoi që banda të merrte kontrollin e burgut ku ndodhej.
Në Ekuador, eliminimet mes drejtuesve të bandave janë bërë të zakonshme, si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale apo luftës së brendshme për kontrollin e territoreve dhe trafikut të drogës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjike/ U përjashtua nga Kupa e Botës pasi u arrestua në Britani për abuzim seksual, ndërron jetë arbitri holandez

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Arbitri holandez Rob...

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...