ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në korsinë e re të Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ende nuk dihet se si dy mjetet kanë përfunduar në këtë segment rrugor.
Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej automjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses. Fatmirësisht, ajo është nxjerrë pa rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

