Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

IRAN 11 korrik 2026/Albania Express News/-Pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tensionet vazhdojnë të rriten. Gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me Bashkinë e Teheranit, ka publikuar një të ashtuquajtur “listë të zezë” me liderët që i konsideron përgjegjës për vdekjen e tij.

Në publikim shfaqen 13 liderë dhe zyrtarë të lartë, të paraqitur me uniformat portokalli të të burgosurve amerikanë. Mbi fotografitë e tyre shkruhet në persisht fraza “Hakmarrja është e pashmangshme”, ndërsa në mesazh shtohet edhe paralajmërimi: “Kriminelët do ta marrin me vete në varr dëshirën për një vdekje paqësore”, një referencë e qartë për një fund të dhunshëm.

Në krye të listës janë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilët paraqiten edhe me një shenjë objektivi mbi ballë.

Kush ndodhet në “listën e zezë”?

Përveç Trump dhe Netanyahu, në listën e publikuar nga Hamshari përfshihen:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth
Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir

Publikimi erdhi në të njëjtën ditë kur lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri thirrje për hakmarrje ndaj atyre që, sipas Teheranit, janë përgjegjës për vrasjen e babait të tij.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga liderët e përfshirë në këtë listë, ndërsa publikimi shihet si një tjetër sinjal i përshkallëzimit të retorikës mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...