Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do të votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike ka njoftuar se të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, pika kryesore e mbledhjes do të jetë zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike.
Konkretisht, Këshilli Kombëtar do të votojë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD-së, Sekretariatit të Partisë Demokratike, si dhe Komisionit të Apelimit.

Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu edhe pika “Të tjera”, ku mund të diskutohen çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e partisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...