Pogradeci nis përgatitjet, por merkatoja nuk bind tifozët: Pritshmëri të larta, afrime modeste

Nga Redi Dandallaku

POGRADEC ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Pogradeci ka zhvilluar këtë të premte seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me ekipin që zbriti në fushën e stadiumit të qytetit nën drejtimin e trajnerëve Çela dhe Kuli.

Në klub vijojnë të jenë pjesë e drejtimit edhe Gusho, Çerepi dhe Lipo, të cilët janë rikonfirmuar për sezonin e ri.

Në stërvitjen e parë morën pjesë rreth 20 futbollistë. Afrimet e reja ishin sulmuesit Zogaj dhe Kambato, si edhe mbrojtësi Geci, ndërsa mungonte mesfushori afrikan Kasume, i cili pritet t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, skuadra ka regjistruar disa largime të rëndësishme, mes tyre Danlandi, Zguro, Pere, Toshevski dhe Greca, i cili u nda me klubin pak ditë më parë. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm edhe Pius, Dragoshi, Oliveira, Gjoni dhe Lila, duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tyre te Pogradeci. Ndërkohë, Sadik Kazim pritet t’i bashkohet grupit më 19 korrik.

Në përgatitje u aktivizuan edhe disa futbollistë të ekipit U-19, megjithatë mbetet për t’u parë nëse ata do të kenë hapësira reale në skuadrën e parë gjatë sezonit, apo do të jenë pjesë e grupit vetëm për të plotësuar numrin e lojtarëve.

Seanca u ndoq nga rreth 30 tifozë, të cilët nuk e fshehën pakënaqësinë për merkaton e deritanishme. Ata shprehën pritshmëri për afrimin e futbollistëve me më shumë eksperiencë nga Kategoria Superiore ose kampionate të huaja.

Merkatoja mbetet ende e hapur dhe javët në vijim pritet të jenë vendimtare për ndërtimin e skuadrës, në një sezon që parashikohet mjaft konkurrues. Me rivalë si Flamurtari, Besa, Bylis dhe Besëlidhja, të cilët kanë bërë përforcime të rëndësishme, objektivi i Pogradecit për ngjitjen në Superligë do të kërkojë një ekip edhe më cilësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...