10 ditë larg finales së madhe të Botërorit, Gianni Infantino “çon peshë” tifozët me emrat e “yjeve” që do të dhurojnë spektakël

BOTERORI 2026/Albania Express News/-Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ndarë lajmin që lidhet pikërisht me finalen e madhe të Kupës së Botës që do të mbahet në “MetLife Stadium” të New Yorkut më 19 korrik.

Fjala është për artistët që do të performojnë pak orë para nisjes së ndeshjes, aty ku Infantino shkruan se krahas Shakirës, Madonnës dhe Burna Boy BTS, do të performojë po ashtu edhe këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber.

POSTIMI:

“Kur bëhet fjalë për atë se çfarë ka nevojë bota, nuk ka asgjë më të rëndësishme se arsimi. Jemi krenarë që Justin Bieber i bashkohet Madonna-s, Shakira-s dhe BTS si bashkëinterpretues në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, në mbështetje të Fondit Global Citizen për Arsimin të FIFA-s dhe misionit tonë për të zgjeruar aksesin në arsim cilësor dhe mundësitë për të luajtur futboll për fëmijët në mbarë botën.

Në këtë spektakël do të marrin pjesë edhe Burna Boy, Gustavo Dudamel dhe PS 22 Chorus së bashku me Coldplay, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe shprese për miliarda njerëz në të gjithë botën.

Ndërsa bota bashkohet për ndeshjen më të madhe të futbollit, të dielën, më 19 korrik 2026, në stadiumin New York New Jersey, ky spektakël historik, i kuruar nga Chris Martin i Coldplay, do të festojë futbollin, muzikën dhe vlerat që na bashkojnë, duke lënë një trashëgimi që shkon përtej bilbilit të fundit të finales.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...

Autoritetet ngrenë ALARMIN: Kujdes nga këto mesazhe, po imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...

Trajneri i Spanjës lë në stol yllin e Barcelonës, publikohen formacionet e çerekfinales me Belgjikën

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Franca po pret....