Punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë drejt fundit, realizimi i projektit arrin në 87%

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII, po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur tashmë në 87%.

Sipas ministrit, në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit, një etapë e rëndësishme që i hap rrugën fazës finale të punimeve. Paralelisht, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike, si edhe vendosja e elementeve të sigurisë rrugore, të cilat do të garantojnë standarde më të larta për qarkullimin e automjeteve.

Ky investim konsiderohet një nga projektet strategjike të infrastrukturës rrugore në vend, pasi aksi Elbasan–Rrogozhinë do të shërbejë si një nyje e rëndësishme lidhëse në Korridorin VIII, duke përmirësuar komunikimin mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Ministri Karakaçi theksoi se përfundimi i këtij aksi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit, rritur sigurinë rrugore dhe lehtësuar lëvizjen mes zonave përreth.

“Përfundimi i këtij aksi do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset. Do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të mundësojë lidhjen mes zonave përreth”, u shpreh ministri.

Me avancimin e punimeve dhe hyrjen në fazën e asfaltimit në segmentet kryesore, projekti po afrohet drejt përfundimit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e rrjetit rrugor kombëtar dhe zhvillimin e infrastrukturës së transportit në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Astana vlerëson Dinamo City , Babajan: Na pret një ndeshje e vështirë, por nuk kërkojmë alibi

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Një ditë para sfidës...

Rekord i frikshëm në Spanjë, temperatura në Barcelonë arrin nivelin më të lartë në histori

SPANJË 8 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shënuar një...