Një jetë në shërbim të dijes dhe sportit , Greta Kovaçi mbyll me dinjitet një rrugëtim 40-vjeçar në arsim, duke lënë pas një trashëgimi të vyer

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Në jetën e çdo shkolle ka njerëz që nuk mbahen mend vetëm për vitet e punës, por për gjurmën që lënë në zemrat e brezave të tërë. Një prej tyre është mësuesja Greta Kovaçi e shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan, e cila ka përmbyllur rrugëtimin e saj 40-vjeçar në arsim, duke dalë në pension mes respektit, mirënjohjes dhe emocioneve të kolegëve, nxënësve dhe miqve të saj.

Për katër dekada me radhë, Greta Kovaçi ka qenë simbol i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së pakushtëzuar për arsimin. Me durim, urtësi dhe përgjegjësi, ajo ka edukuar e formuar qindra nxënës, duke u transmetuar jo vetëm dije, por edhe vlera njerëzore, ndershmëri, respekt, disiplinë dhe besim në vetvete.

Për shumë breza, ajo nuk ka qenë vetëm një mësuese. Greta Kovaçi ka qenë një udhërrëfyese, një këshilltare dhe një figurë frymëzuese, e cila ka ditur të jetë pranë çdo nxënësi në momentet më të rëndësishme të rritjes dhe formimit të tij. Klasa e saj ka qenë gjithmonë një vend ku arsimi ndërthurej me edukimin, ndërsa dashuria për fëmijët ishte forca që e udhëhiqte çdo ditë në punën e saj.

Dalja në pension shënon fundin e një karriere të jashtëzakonshme, por jo fundin e kontributit dhe shembullit që Greta Kovaçi ka lënë pas. Urimet dhe mesazhet e shumta të mirënjohjes nga kolegët, ish-nxënësit dhe të afërmit dëshmojnë më së miri respektin e madh që ajo ka fituar ndër vite. Të gjithë i urojnë shëndet të plotë, qetësi, gëzim dhe një pensionim të mbushur me momente të bukura pranë nënës , vëllait dhe njerëzve të dashur.

Por emri i Greta Kovaçit nuk lidhet vetëm me arsimin. Ajo është gjithashtu një figurë e spikatur e sportit shqiptar, një histori suksesi dhe një model frymëzues në pingpong. Si sportiste dhe më pas si trajnere e ekipit të Pingpongut të Elbasanit dhe e ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e këtij sporti, duke edukuar dhe formuar sportistë që kanë përfaqësuar me dinjitet Elbasanin dhe vendin në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.

Rrallëherë një person arrin të lërë gjurmë kaq të forta në dy fusha kaq të rëndësishme si arsimi dhe sporti. Greta Kovaçi ia ka dalë me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për misionin e saj, duke u kthyer në një model që meriton vlerësim dhe respekt.

Edhe pse sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm i jetës së saj profesionale, trashëgimia që Greta Kovaçi lë pas do të jetojë gjatë në kujtesën e nxënësve, kolegëve dhe sportistëve që pati fatin të udhëhiqte. Emri i saj do të mbetet sinonim i përkushtimit, fisnikërisë, dijes dhe suksesit ,një personalitet që i ka dhënë shumë arsimit dhe sportit elbasanas, duke merituar plotësisht mirënjohjen e komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë drejt fundit, realizimi i projektit arrin në 87%

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Infrastrukturës dhe...

Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë

VENEZUELË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarja e rrallë ndodhi...

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

KSAMIL, 8 korrik 2026 /Albania Express News/ -– Shqipëria...