Fotoja familjare e samitit të NATO-s në Ankara

ANKARA /TIRANË, 8 korrik 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Në kuadër të samitit, u realizua edhe fotoja familjare e liderëve të pranishëm në Ankara. Kryeministri Rama ishte në rresht të parë në krah të  Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump.

Samiti në Ankara bashkon udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si edhe partnerë kryesorë të Aleancës, për të shqyrtuar çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e investimeve në mbrojtje, modernizimin ushtarak dhe koordinimin e politikave të sigurisë.

Në fokus të diskutimeve janë gjithashtu kapaciteti mbrojtës i Europës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për të kontribuar në forcimin e sigurisë kolektive dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta të Aleancës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë

VENEZUELË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarja e rrallë ndodhi...

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

KSAMIL, 8 korrik 2026 /Albania Express News/ -– Shqipëria...