DRSHTRR Elbasan organizon sërish fushatën vullnetare të dhurimit të gjakut për pacientët në nevojë

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) Elbasan organizoi edhe këtë mesjavë ditën e dhurimit vullnetar të gjakut, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e saj në mbështetje të kauzave humanitare dhe shpëtimit të jetëve.

Fushata e cila zhvillohet tashmë prej disa vitesh si pjesë e traditës së institucionit, mblodhi dhjetëra punonjës që iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak. Falë pjesëmarrjes së tyre u grumbulluan dhjetëra qese me gjak, të cilat do të shërbejnë për pacientët që kanë nevojë urgjente për transfuzione në spitalet e vendit.

 

Atmosfera gjatë aktivitetit u karakterizua nga solidariteti, përgjegjësia qytetare dhe gatishmëria e jashtëzakonshme e punonjësve të DRSHTRR Elbasan, të cilët e mbështetën plotësisht këtë nismë të DPSHTRR. Pjesëmarrja e lartë ishte një tregues i qartë se kultura e dhurimit vullnetar të gjakut po forcohet gjithnjë e më shumë brenda këtij institucioni dhe në të gjitha degët e tjera të DPSHTRR.

Përfaqësues të DRSHTRR Elbasan shprehën bindjen se ky aktivitet nuk ka vlerë vetëm për sasinë e gjakut të dhuruar, por edhe për mesazhin e fortë që përcjell në komunitet. Sipas tyre, çdo dhurim gjaku është një mundësi reale për të shpëtuar jetë dhe një nxitje për qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj nisme fisnike.

Institucioni thekson se numri i dhuruesve pritet të rritet edhe më tej në të ardhmen, pasi fushata e dhurimit të gjakut tashmë është përfshirë në kalendarin e aktiviteteve të përhershme të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke e kthyer atë në një traditë të rëndësishme humanitare.

Rëndësia e këtij kontributi bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh se gjaku nuk mund të prodhohet artificialisht dhe sigurohet vetëm falë dhuruesve vullnetarë. Rezervat e krijuara nga këto fushata janë jetike për trajtimin e personave të aksidentuar, pacientëve që vuajnë nga anemia e rëndë dhe kronike, të sëmurëve me kancer, pacientëve që do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, si dhe grave që përballen me hemorragji të mëdha gjatë lindjes.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, institucioni përgjegjës për koordinimin, promovimin dhe zhvillimin e sistemit transfuzional në Shqipëri, vijon të luajë një rol kyç në sigurimin e gjakut dhe produkteve të tij për të përmbushur nevojat e spitaleve në të gjithë vendin. Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit përbëhet nga dhjetëra banka gjaku, të shpërndara në Tiranë dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë, duke garantuar furnizimin e vazhdueshëm me gjak për pacientët që kanë nevojë.

Nisma e zhvilluar në DRSHTRR Elbasan vlerësohet si një shembull pozitiv i përgjegjësisë sociale institucionale, duke dëshmuar se përveç misionit të përditshëm në shërbim të qytetarëve, punonjësit e këtij institucioni kontribuojnë edhe në kauza që lidhen drejtpërdrejt me shpëtimin e jetëve njerëzore. Me këtë aksion humanitar, ata përcollën një mesazh të qartë: dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme, sepse një dhurim mund të shpëtojë disa jetë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

KOSOVË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

RROGOZHINË , 8 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nis sot...

Inspektori Përgjithshëm Dashnor Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

FIER ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Inspektori i Përgjithshëm Dashnor...