BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicra në ndeshjet e fundit janë kompletuar edhe katër sfidat çerekfinale të Botërorit 2026.
E para që do të luhet është supersdfida Francë-Marok më 9 korrik në orën 22:00.
Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e Spanjë-Belgjikë, e cila do të luhet një ditë më pas në orën 21:00.
Në krahun tjetër, Norvegjia dhe Anglia masin forcat në Miami, në orën 23:00, ndërsa disa orë më vonë, në 03:00 të mëngjesit të së dielës, Argjentina ndeshet me Zvicrën.
Ndërkohë takimet gjysmëfinale do të luhen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa më 18 korrik do të luhet sfida për vendin e 3-të dhe të 4-të, për t’i lënë vend një ditë më pas finales së madhe të Nju Jorkut, më 19 korrik, ora 21:00.
ÇEREKFINALET:
9 Korrik/ Francë-Marok 22:00
10 Korrik/ Spanjë-Belgjikë 21:00
11 Korrik/ Norvegji-Angli 23:00
12 Korrik/ Argjentinë-Zvicër 03:00

