Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha:Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

TIRANË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Në një postim sot në rrjetin social X, ministri Hoxha tha se “nga flamingot tek arkivoli, nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik, nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria, nga protesta paqësore te dhuna, nga vizioni për një Shqipëri të Re, te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme”.

“Quo vadis? Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna. Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha deklaroi se “Shqipëria 2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim”.

“Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë. Bashkë!”, përfundoi Hoxha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...

Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur

EUROPË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarre të fuqishme kanë...