Festivali Green dhe Blue Prespa, promovim i turizmit të qëndrueshëm dhe natyrës

PRESPË , 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Festivali “Green dhe Blue Prespa” është një kompeticion i natyrës, turizmit dhe peizazhit kulturor, i cili pasqyron identitetin e Prespës si një destinacion gjithëpërfshirës, që ndërthur përvojën në liqen, vlerësimin e biodiversitetit, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh sot se aktiviteti përfaqësoi një nismë që ndërthur natyrën, turizmin e ngadaltë, biodiversitetin, trashëgiminë kulturore dhe gastronominë lokale të zonës.

Festivali synon promovimin e Prespës si një destinacion autentik dhe të qetë, duke nxitur vizitorët të eksplorojnë zonën në harmoni me ritmin natyror dhe vlerat e saj mjedisore.

Aktiviteti u zhvillua në datat 3-5 korrik përgjatë liqenit të Prespës dhe shtegut Zaroshkë–Çerje, i cili konsiderohet një nga itineraret më tërheqëse të turizmit natyror në zonë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur

EUROPË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarre të fuqishme kanë...

Berisha: PD do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve

TIRANË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...