Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, temperaturat ekstreme anulojnë aktivitetet e 4 Korrikut në disa shtete të SHBA-së

SHBA ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose të ndërpresin një sërë aktivitetesh publike në disa shtete, për shkak të rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Edhe në Washington DC, ku po zhvilloheshin aktivitetet për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një panair i madh u mbyll përkohësisht pasi disa pjesëmarrës pësuan probleme shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta. Sipas mediave amerikane, disa persona u transportuan me autoambulancë për të marrë trajtim mjekësor.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se më shumë se 165 milionë banorë u përballën me temperatura shumë të larta në rajonet e Bregut Lindor dhe Midëest-it, ndërsa në disa zona u regjistruan vlera pranë rekordeve historike. Kushtet e motit u cilësuan të rrezikshme, sidomos për aktivitetet e zhvilluara në ambiente të hapura.

Për rrjedhojë, një numër paradash dhe aktivitetesh festive u anuluan në shtete si Pennsylvania, New Jersey, Maryland dhe Colorado. Ndër ngjarjet më të prekura ishte edhe parada tradicionale në Philadelphia, e konsideruar një nga aktivitetet kryesore të festimeve të 4 Korrikut.
Autoritetet në Washington DC dhe në qytete të tjera lëshuan paralajmërime për rrezik të lartë nga temperaturat ekstreme, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Për arsye sigurie, disa aktivitete zyrtare u shtynë ose u zhvilluan me orar të ndryshuar. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa në disa rajone ekziston rreziku për stuhi të forta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...