Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk kalon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ankua për vendimmarrjen e një gjyqtari paraprak që e dërgoi të përballet me SPAK si i pandehur në gjykimin e themelit.

Duke këmbëngulur për papajtueshmëri me Kushtetutën, kryebashkiaku tentoi shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit 2026 të gjyqtares paraprake, e cila aprovoi hetimet e SPAK dhe vendosi vazhdimin e gjykimit të hapur ndaj 30 të akuzuarve, mes tyre edhe funksionari lokal. Gjyqtarët kushtetues vlerësuan moskalimin e çështjes në seancë plenare.
Gjithashtu, kryebashkiaku kishte kërkuar në këtë gjykatë edhe pavlefshmërinë e çdo seance të mëpasshme prej momentit kur gjyqtari paraprak ia kaloi një trupe gjyqësore të GJKKO-së, procese që vazhdojnë të mbahen vetëm me praninë e avokatit të tij, duke qenë se Veliaj vazhdon të insistojë për barazinë e armëve, që është dalja nga kafazi dhe ulja në sallë përkrah mbrojtjes.

Edhe kjo pikë nuk kaloi në seancën plenare, ndërkohë që kërkesa të tjera lidheshin edhe me kompetencat e SPAK, siç është përpjekja e Veliajt për të shfuqizuar një pikë të këtij ligji që i jep kompetenca prokurorit të posaçëm të hetojë, kur ka dyshime të arsyeshme, kolegët dhe gjyqtarët antikorrupsion.
Megjithatë, pritet që edhe kjo humbje të shfrytëzohet nga Veliaj në të ardhmen, me qasjen se në gjykimin paraprak nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij. Njëherazi, në kohën më të afërt do të përdoret edhe fitorja e pjesshme e Veliajt, marrë po në Gjykatën Kushtetuese, që urdhëroi Gjykatën e Lartë të shqyrtojë çështjen e paraburgimit të Veliajt në raport me detyrën që ai mban si kryetar bashkie dhe mbylljen në kafazin e xhamtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME