Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd, shkëputet një gur nga shpati i kodrës në Hotolisht dhe i merr jetën 42-vjeçarit Arjan Hoxha

LIBRAZHD,4 korrik 2026/-Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht , Njësia Administrative Hotolisht në bashkinë e Librazhdit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga shpati i një kodre.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:30, një gur dyshohet se është shkëputur nga shpati pranë rrugës dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht automjetin. Si pasojë, Arjan Hoxha ka humbur jetën në vendngjarje.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti i dëmtuar rëndë është dashur ndërhyrja e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë përdorur mjete prerëse për të çarë karrocerinë e mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shkaqet e sakta të shkëputjes së gurit nga shpati i kodrës mbeten ende objekt hetimi, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të tjera në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

20 Gola, 9 Asiste, 8 Ndeshje radhazi! Lexoni rekordet absurde të Lionel Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër!

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Një tjetër ndeshje,...

Stuhia e fortë që goditi Elbasanin rrëzoi pemë dhe dëmtoi një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN,3 qershor 2026/Albania Express News/-Nga stuhia e cila u...