Edi Rama: Protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit dhe dhunës

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj akteve të dhunës gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas tij, protesta e bukur e qytetarisë ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit dhe dhunës.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Jashtë mjediseve të Kuvendit, ndërsa deputetët hynin për nisjen e seancës plenare u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Fillimisht protestuesit hodhën miell dhe vezë në drejtim të makinave të deputetëve.

Protestuesit u përplasën po ashtu me forcat e policisë, duke hequr edhe një pjesë të gardhit metalik.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt policisë, ku për pasojë kanë pësuar lëndime dy efektivë.

Policia iu përgjigj përpjekjeve për heqjen e gardhit me spraj djegës. Raportohet se disa protestues janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME