Aksident i frikshëm në Kukës/ Makina “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj, tre të plagosur

KUKËS ,2 qershor 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bicaj, ku një automjet tip Volkswagen me targa AA855VJ ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar mbi një shtëpi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, të cilët, pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e Kukësit, janë dërguar për ndihmë të specializuar në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra. Sipas burimeve spitalore, të tre të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, pavarësisht plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, nga pamjet duket qartë se automjeti ka dalë nga rruga duke fluturuar në murin rrethues të banesës dhe më pas mbi çatinë e saj, ku dëmet materiale janë të konsiderueshme, si për mjetin, ashtu edhe për pronarët e shtëpisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...