TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve.
Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku disa prej tyre do të mbajnë fjalën e tyre.
Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”.

