Rama: Protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehu bindjen se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Por sipas tij, “korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme”.

Kryeministri siguroi se “ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë”..

“Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është: shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve”, shtoi Kryeministri.

Sipas Ramës, “e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin”.

Rama shprehu bindjen se protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spiropali: Unë jam dhe do të jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin!

TIRANË ,30 qershor 206/Albania Express News/-Në një prononcim për...

97 vjet nga miratimi i Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ Më 30 qershor...

Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, mbërrijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Një grup protestuesish kanë...