Një muaj nga nisja e tubimit, tensione pas banderolës së studentëve. Protestuesit futen brenda ‘Politeknikut’ dhe prishin pajisjet e auditorëve, përplasje edhe me rojet

TIRANË ,29 qershor 2026/Albania Express News/-Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 e protestës qytetare, e cila është shoqëruar me tensione.

Tensionet erdhën pasi studentët shpalosën në katin e sipërm të Universitetit Politeknik një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi dhe Shqipëria nuk është në shitje.
Më pas studentët pretendojnë se ka ndërhyrë policia, e cila sipas tyre u ka rrëzua banderolën.

Pas kësaj një grup protestuesish që po mbanin fjalimet para Kryeministrisë kanë shkuar t’i bashkohen studentëve, duke u përplasur me rojet e universitetit dhe duke prishur pajisjet e auditorëve.

Protestuesit u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar marshimin në bulevard dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.
Gjatë marshimit pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashkohen me ta në protestë.
Siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, eurodeputetët e pranishë sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.
Po ashtu mësohet se sot gjatë ditës janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën, ndërsa pritet që studentët në ditën e 30-të të vinë me një baner ‘surprizë’.
Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën
AKTUALITET
Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, aty ku pritet të mbajnë edhe fjalimet.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme policia ka proceduar penalisht 31 persona pas protestës së djeshme, dhe sipas uniformave blu ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Studentët e Universitetit të Elbasanit bëhen ambasadorë të turizmit, krijojnë platformën që promovon qarkun

ELBASAN ,29 qershor 2026/Albania Express News/-Studentët e Universitetit të...

BOTËRORI 2026 – Nëntë ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore

BOTËRORI 2026/NJU MEKSIKO, 29 qershor 2026/-29 Nëntë nga dhjetë...