Për një pasaportë të harruar, shtyhet fluturimi i Gjermanisë në prag të ndeshjes me Paraguajin

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fluturimi i skuadërs gjermane për në Boston për ndeshjen e 1/16 të finaleve të Kupës së Botës me Paraguajin u shty për shkak të një pasaporte.

Një prej anëtarëve të stafit e kishte harruar dokumentin dhe sipas të përditshmes gjermane Bild një shofer arritit ta marrë atë dhe ta sjellë në aeroport për ta dorëzuar te punonjësi i sigurisë.
Kështu skuadra gjermane hyri në avion për t’u nisur drejt Bostonit 22 minuta më vonë nga orari që ishte përcaktuar. Dhe e gjithë kjo ishte pasi detektorët e metaleve në zonat e sigurisë së aeroportit sinjalizuan vidat në këmbën e djathtë e portierit Neuer.

Ishte kjo një peripeci e vogël për skuadrën gjermane me futbollistët që gjithsesi e kaluan në mënyrën më të mirë të mundshme me Neuer dhe Musialën që nënshkruanin autografë për fansat që ishin mbledhur në aeroport. Gjermania shkon në ndeshjen me Paraguajin si favorite për të fituar në këtë raund, por duhet kujtuar që në ndeshjen e fundit në grupin e saj ajo u mund nga një skuadër amerikanolatine, Ekuadori 2-1 me këtë të fundit që i ndërpreu Die Mannschaft serinë e 11 fitoreve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përmbytjet katastrofike në Nepal, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

NEPAL , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 95...

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...