TIRANË, 29 qershor 2026 /Albania Express News/ -Vlora po pret këtë verë turistë nga e gjithë bota, të cilët zgjedhin të zbulojnë bukuritë e fshehura të bregdetit jonian, por edhe kulinarinë e mikpritjen vendase.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Vlora, ku shëtitorja e Lungomares, por edhe rrugët e qytetit janë plot me turistë.
Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.
Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.
Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

