Pasiguria ushqimore në Shqipëri: 1/5 familjeve nuk kanë mjaftueshëm ushqim

Nga Eduart Zaloshnja

Vetëm 55.5% e të anketuarve nuk ishin të preokupuar se do t’u mbaronin lekët për të blerë ushqim deri në rrogën e radhës. Ndërkohë plot 18.7% ishin të preokupuar çdo muaj.

Vetëm 27.7% e familjeve e kishin mundësinë për të blerë llojet e ushqimit që dëshironin të konsumonin. Ndërkohë plot 11.2% nuk e kishin asnjëherë këtë mundësi. Gjithashtu, plot 23.9% e të anketuarve ishin të shqetësuar për plotësimin e nevojave ushqimore në të ardhmen.

Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 1/5 e banorëve të vendit përballeshin me pasiguri ushqimore nga këndvështrimi financiar.

Për sa i përket sigurisë fizike të ushqimit, pothuaj 80% e të anketuarve anonin nga opinioni se kontrolli i sigurisë së ushqimit nga institucionet shtetërore nuk është në nivelin e duhur. Ndërkohë, vetëm 23% e të anketuarve anonin nga opinioni se produktet ushqimore të shitura në Shqipëri janë të sigurta dhe të padëmshme për shëndetin.

Përmbledhëtas mund të thuhet se rreth 4/5 e banorëve të vendit kishin pasiguri ushqimore nga këndvështrimi fizik.

SHËNIM STATISTIKOR: Kampioni prej 1124 të anketuarish nga Vermoshi në Konispol u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja gjeografike, demogarfike, dhe politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...