30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës, AKU mbledh mostrat e ushqimit

TIRANË ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Rreth 30 studentë të Akademisë e Sigurisë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, duke ngritur dyshime për një rast të mundshëm helmimi ushqimor.

Nga të prekurit, 15 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur nën vëzhgim. Sipas autoriteteve, menjëherë pas incidentit ka nisur hetimi, ku janë marrë kampione ushqimi për analiza laboratorike.
Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, nga rreth 1200 racione ushqimi të shpërndara në total, vetëm një numër i vogël studentësh kanë raportuar shqetësime shëndetësore, duke e bërë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për helmim masiv.

Autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Darka e studentëve të Akademisë së Sigurisë ka përfshirë ushqime të ndryshme si pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë, të cilat aktualisht janë nën verifikim për sigurinë ushqimore.
Studentët, rreth orës 8 të mbrëmjes kanë filluar të kenë probleme e më pas janë paraqitur në QSUT.
Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një rast helmimi ushqimor apo një incident tjetër shëndetësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...