Alida Lula, një nga gazetaret më të njohura shqiptare në një rrëfim ekskluziv për jetën dhe karrierën e ndërtuar me pasion e sakrificë në media

INTERVISTOI FATMIR POPJA

Rubrika “Gratë që Frymëzojnë “!

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News /-Në kuadër të rubrikës “Gratë që Frymëzojnë”, “Albania Express News” sjell këtë herë një intervistë ekskluzive me një nga emrat më të njohur dhe më të konsoliduar të medias shqiptare, gazetaren, redaktoren dhe kryeredaktoren e suksesshme Alida Lula, një figurë që për më shumë se dy dekada ka lënë gjurmë të qëndrueshme në televizionin dhe gazetarinë shqiptare.

E lindur në Leskovik dhe e formuar mes Gjirokastrës dhe qyteteve të ndryshme ku e çoi jeta ushtarake e familjes së saj, ajo ka ndërtuar që në fëmijëri një personalitet të fortë, të disiplinuar dhe plot ambicie. Rruga e saj jetësore është një mozaik sfidash, pasionesh dhe arritjesh të shumta, ku arti, kultura dhe gazetaria janë ndërthurur natyrshëm si pjesë e pandashme e identitetit të saj profesional dhe njerëzor.

Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në media të rëndësishme shqiptare si RTSH, InTv, Report TV, MCN, Syri TV dhe së fundmi SCAN TV, ajo ka kaluar me sukses nga gazetaria e terrenit te rolet drejtuese, duke u afirmuar si një nga zërat më të fortë në redaktimin dhe menaxhimin e informacionit televiziv. Si autore dokumentarësh, reportazhesh dhe emisionesh të shumta, ajo ka sjellë për publikun histori të thella sociale, ekonomike dhe kulturore, shpesh të mbetura në kujtesën mediatike për impaktin dhe vërtetësinë e tyre.

Në këtë intervistë të veçantë për “Albania Express News”, ajo rrëfen pa filtra rrugëtimin e saj profesional dhe personal, nga fëmijëria e mbushur me lëvizje dhe eksperienca të reja, te hapat e parë në media, sfidat e konkurrimit në një treg të vështirë mediatik, dhe deri te roli i saj aktual si kryeredaktore në një nga televizionet ekonomike më të rëndësishme në vend.

Intervista prek gjithashtu dimensionin njerëzor dhe reflektues të një gruaje që ka ditur të balancojë karrierën me familjen, pasionin me përgjegjësinë, si dhe suksesin me sakrificën. Ajo ndalet në transformimet e medias shqiptare, sfidat e gazetarisë moderne, rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, si dhe në domosdoshmërinë për të ruajtur etikën dhe besueshmërinë në një epokë ku informacioni qarkullon me shpejtësi marramendëse.

Përmes kësaj bisede të gjatë dhe të sinqertë, lexuesi do të njohë jo vetëm një gazetare të suksesshme, por edhe një grua që ka ndërtuar karrierën e saj mbi punë të palodhur, integritet dhe pasion të vazhdueshëm për të vërtetën. Një histori që frymëzon, sfidon dhe dëshmon se në gazetari, ashtu si në jetë, qëndrueshmëria dhe përkushtimi janë çelësi i çdo suksesi të vërtetë.

INTERVISTA

Kush është Alida Lula  dhe si e kujtoni fëmijërinë tuaj në Leskovik? Cilat ishin ëndrrat dhe pasionet që ju shoqëruan që në moshë të vogël?

Jam një grua që beson te forca e karakterit, fuqia e ëndrrave dhe vlera e punës së palodhur. Ambicioze, kreative dhe shumë e vendosur, nuk i trembem sfidave, madje i kam parë ato si mundësi për t’u rritur, për të ecur përpara dhe për të bërë të jem kjo që jam sot. Gazetaria dhe arti janë ‘gjuha’ e shpirtit tim. Kam punuar në disa media të ndryshme si gazetare, redaktore, autore emisionesh etj. Së fundi prej tre vitesh, jam kryeredaktore në SCAN tv. E kam gjetur veten përveç medias edhe në aktrim, prezantim, këngë, duke bërë poezi etj. Jam nëna e një vajze, Randës që e kam rritur me përkushtim, një grua që synon suksesin me dinjitet, duke ndërtuar çdo ditë një jetë me kuptim, pasion dhe pozitivitet përtej lodhjes. Besoj se kur talenti bashkohet me këmbënguljen, nuk ka kufij për atë që nuk mund të arrihet. Për mua asgjë s’është e pamundur. Është ky karakteri që kam krijuar që në fëmijërinë time. Në Leskovik, qytetin timtë lindjes, kam jetur shumë pak, madje kam qënë shumë e vogël dhe kemi lëvizur në disa qytete, së fundi familja ime u zhvendos në Gjirokastër, pasi babai im ishte shef shtabi dhe nëna nënpunëse po në ushtri. Ushtarakët shpërnguleshin vazhdimisht nga një qytet në tjetrin. Ka qënë një fëmijëri e bukur, vazhdimisht ti krijoje shoqëri të re, shikon vende të reja dhe ndoshta edhe kjo ka qënë pjesë e formimit tim që la gjurmë. Jo vetëm mora me vete vlerat më të mira të Leskovikut nga ështëmamaja ime, por duke qënë se Gjirokastra, qyteti i gurtë ishte vendlindja e babit tim dhe aty ku ke rrënjët, t’i formohesh si njeri, merr kulturën, dijen dhe krijon identitetin tënd. Isha nëklasën e shtatë kur kam shkuar në Gjirokastër, pasi më herët ishim në Poliçan. Gjirokastra është qyteti që të fal magji me labirinthet, historinë, emrat e çuditshëm të sokaqeve e rrugëve, arkitekturën, gatimet karakteristike, e shumë e shumë vlera tëtjera. Isha një fëmijë me shumë ëndrra, më pëlqente shumëshkolla, një nxënëse e talentuar në mësime, por edhe në rrethet e shumta jashtëshkollore që bëheshin: matematikë, fizikë, letërsi, sporte, këngë, valle…. Doja që Alida të ishte kudo, e para nëmësime, e para në aktivitete dhe doja t’i bëja krenarë përherëprindërit, gjë që e kam arritur.

Ju keni qenë pjesëmarrëse e përhershme në festivale për fëmijë deri në klasën e tetë dhe jeni vlerësuar me çmime të para e të dyta. Çfarë vendi zënë ato kujtime në jetën tuaj dhe sa ndikuan në formimin e personalitetit tuaj?

I kujtoj me shumë emocion. I kam të gjitha çertifikatat, fletënderi e fletëlavdërimi. Bëhëshin aktivitete mes shkollash, dhe në shumë prej tyre si olimpiada në matematikë, letërsi, fizikë, kimi etj, kam qënë një nga nxënëset që vlerësohesha gjithmonë, kjo ka qënë meritë jo vetëm e punës sime, por dhe mësuesve. Kam patur fatin përherë të kem mësues shumë tëpërgatitur. Nuk kam qënë nxënëse që rrija mbi libra, mëmjaftonte të isha e vëmendshme gjatë shpjegimit dhe të studiojashumë pak pas mësimit. Kam qënë një vajzë “çamaroke”, por eracionoja kohën shumë mirë, edhe të mësoja, të merresha me aktivitete, si dhe të luaja. Kam prezantuar që në shkollën 8-vjeçare aktivitete të ndryshme e festivale, në takimet mes shkollave ku bëhej në fund të çdo viti mësimor festivali, kam marrë vetëm çmime të para e të dyta. Nuk jam larguar asnjëherëpa çmim. Kisha një aftësi në skenë që publikun e bëja për vete, publiku “çohej” në këmbë, jo vetëm këndoja, por e shoqëroja me interpretim. Më kujtohen si tani këngët dhe vlerësimet, p.sh nëklasën e katërt me “Nina nana”, kam marrë çmimin e parë. Ishte një këngë që e kam kënduar me shpirt, pasi teksti dukej si tëishte bërë enkas për mua, ku motra i këndonte vëllait, dhe në atëkohë sapo kishte ardhur në jetë vëllai im i dytë.( Jemi 2 motradhe 2 vëllëzër, unë jam fëmija i dytë pas motrës Jolandës, pas meje janë 2 vëllëzërit Stavri dhe Ylli, jemi rritur me njëri-tjetrin).

Më pas në klasën e pestë me këngën e nënës, po përmend refrenin:“Ku vë ti dorën o nën aty çel lule dhe këngë, pranë jush na ngrohet zemra fryn fllade të ëmbla..” kam marrëpo çmimin e parë; me këngën “Mirëmëngjes shoqe” çmimin e dytë, e kështu deri në klasën e tetë, ku me këngën “Lahuta e Malësisë”, u vlerësova interpretuesja më e mirë e festivalit mes të gjitha shkollave 8-vjeçare të Gjirokastrës, duke e bërë krenare edhe shkollën “29 Nëntori”dhe mësuesit e mi të përkushtuar. Mëpas, shkolla e mesme ishte ajo që formësoi Alidën dhe vendosi piketat mes shumë ‘ëndrrash’, pasi herë doja të bëhesha ushtarake, herë kisha dëshirë të vazhdoja artet, por familja nuk ishte dakord për këtë të fundit. Ndonjëherë është ai perceptimi se të merresh me art është e lehtë, por jo kushdo mund ta bëjë. Unë mendoj se arti është i lindur. Aftësitë krijuese, vëzhgimi i detajeve, ndjeshmëria, ritmi apo emocionet, janë të lindura dhe funksionojnë si një “instinkt” i brendshëm njerëzor.

Treguat se rruga drejt artit nuk ishte gjithmonë e lehtë. Si i përjetuat pengesat dhe rezervat e prindërve dhe çfarë ju dha forcë për të vazhduar?

Rruga drejt artit nuk është e vështirë kur e ndjek me zemër. Ajo bëhet më e lehtë kur ke pasionin, kur ke vullnet dhe dashuri për atë që krijon. Edhe kur arti mbetet në plan të dytë për shkak të angazhimeve të jetës, ai vazhdon të jetë një pjesë e shpirtit që të plotëson, të frymëzon dhe të jep forcë për të ecur përpara. Prindërit nuk ishin shumë dakord që unë të merresha me art, pasi isha nxënëse shumë e mirë dhe mund të zgjidhja gjithçka sipas tyre dhe artin ta lija në plan të dytë si diçka që mund të mëplotësonte. Por, pasioni është ai që i jep kuptim çdo hapi dhe e shndërron çdo sfidë në një mundësi për të krijuar dhe për të shkëlqyer. Arti është një fuqi e jashtëzakonshme, të pasuron shpirtin, të bën më të ndjeshëm, më empatik.

Si kaluat nga studimet në Kontabilitet-Financë drejt gazetarisë dhe cili ishte momenti kur kuptuat se media do të ishte misioni juaj?

Mes shumë dëshirash, dilemash se çfarë do të bëhem dhe refuzimit që i bëra edhe bursës për inxhinieri, vendosa të nisstudimet për Mësuesi dhe të mos heq dorë as nga disa angazhime kulturore.  Dega Mësuesi’ ishte shumë e vështirëdhe për t’u futur në univeristet do t’i nënshtroheshe 2 testimeve me konkurs, ku nga 350-400 veta kualifikoheshin vetëm 30, dhe unë ja dola, fitova. Isha e lumtur që kisha kaluar një sfidë të parënë jetën time dhe më pëlqente kjo degë, sepse kishte çdo lëndëqë nga matematika, gjuha e letërisa, sociologji, fizik, kimi, biologji etj, e deri te muzika e vizatimi. Të jesh mësues nga klasa e parë deri te klasa e pestë, do të thotë të jesh vërtet njëartist i kompletuar me gjithçka. Pasi mbarova vitin e parë, mësoj se isha në një pritje të ëmbël të vajzës sime, Randa. Isha ende një “fëmijë” që do bëhej nënë. Kalova disa probleme shëndëtësore të vështira gjatë kësaj kohe, por me ndihmën e Zotit ja dola. Vajza ishte ajo që më bëri edhe më ambicioze dhe të eci më tej, ishte një motiv i madh në jetën time.
Vendosa tënis edhe studimet për kontabilitet-financë, dhe pse? Sepse kjo degë isha e bindur se domë ndihmonte të kuptoja më mirë menaxhimin e parave, investimet, planifikimin financiar dhe vendimmarrjen ekonomike, madje dhe të menaxhosh ‘jetën’ tënde (qesh). Për më tepër, për të hapur dyer të reja profesionale. Pikërisht për këtë arsye, vendosa të bëj diçka ndryshe, të sfidoj veten dhe të fitoj njohuri të reja që më ndihmuan si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Besoj se të mësuarit dhe çdo hap i ri, është një investim për të ardhmen. Edhe pse me një vajzë të vogël dhe me angazhime si nënë, asgjë nuk mëndali, edhe këtu futem me konkurs, dhe renditem në 10 fituesit e parë dhe të përfundoj me rezultate të mira. Nuk jam ndalur asnjëherë, kam kryer sa e sa kualifikime të vazhdueshme në këtëfushë. Diploma e çertifikata pa fund, sa im atë më thotë, akoma s’po ndalesh, ke sa për të mbushur 3 shtëpi.

Por si u bëra pjesë e medias? Në Gjirokastër prej vitesh funksiononte Radio Gjirokastra, një nga radiot më të fuqishme në vite, e cila madje dëgjohej deri në Selanik e më tej. RTSH kishte vendosur të hapte platformën edhe të transmetimeve televizive me programacionin e saj në këtë qytet dhe u konkretizua, nisi rtsh Gjirokastra. Po kthehesha me shoqen time nga Pazari duke kaluar poshtë godinës së Radio Gjirokastrës, njëobjekt madhështor hijerëndë, ku rruga qyhej dikur “Sokaku iLulajve”, e sot “Lufta e Mashkullorës”, aty ku dikur kanë jetuar të parët nga fisi i babait tim. Më thotë shoqja se kishin nxjerrënjë njoftim, kërkonin moderatore. Mbajta këmbët, i thashë angjitemi? E habitur më thotë, tani? Mos u mundo kot më tha se do ta kenë gjetur, ka disa ditë që jepet njoftimi dhe sot ishte dita e fundit. I thashë shkojmë dhe e fitoj, madje duke vënë edhe bast(që e fitova). Ngjitemi, nuk njihnim askënd aty, një burrë ishte tekorridori sapo hyje te dera. Na tha: “Jeni për konkursin? Nxitoni është një grup aty tek ajo dera në të djathtë. Shkojmë, ishin tre gazetarë dhe kryerdaktori (që e mësova më pas se kush ishin), po ashtu mësuam se para nesh ishin edhe disa vajza të tjera për këtë konkurs. Na dhanë të lexonin disa tekste, dëgjuan diksionin, më pas shkuam në studio për disa prova, panë komportimin me kamerat, lexova disa koka lajmesh, disa prova dhe në radio E ndjeva se i kisha mahnitur, por dhe e kuptova që nuk donin tëma thoshnin menjëherë se isha personi i duhur. E kuptova nga vështrimet e tyre dhe një lëvizje dore mes tyre duke bërë shenjën perfekt, që unë me bisht të syrit po i vëzhgoja të gjitha. U përshëndetëm, na thanë se do të na njoftojnë shumë shpejt. Mëkërkuan kontak, ju dhashë numrin e telefonit të shtëpisë dhe u larguam. Vetëm pas një ore pasi kisha mbërritur në banesë, bietelefoni dhe më thërret mami: Të kërkojnë. Marr telefonin, mëthonë je fituese, të lutem eja që nesër Kështu u bëra imazhi i parë i rtsh Gjirokastrës krahas shumë kolegëve gazetarë, teknikë, montazhierë e operatorë, një staf i talentuar (pasi një pjesë e tyre kishin vite që punon aty në radio, e të tjerë ishin rekrutuar sëfundi me hapjen e televizionit), një familje e madhe. Janë vite plot kujtime të memorizuara, emocione, sfida, arritje, si moderatore, gazetare, autore emisionesh etj, por dhe angazhimit edhe në radio që është “dashuri” më vete. Kështu nisi rrugëtimi im në media që u bë “jeta ime” dhe familja e dytë. Nuk u ndala kurrë së bëri reportazhe, emisione, dokumentarë, speciale etj.Kujtoj se njëherë duke bërë lidhje live me rtsh (pasi pothuajse ishin të përditshme për tematika të ndryshme), ishte duke mëndjekur një gazetar me shumë vite përvojë i ardhur nga SHBA për trajnim stafi në TVSH. I kishte thënë drejtorit tëinformacionit dhe drejtorit të përgjithshëm: Atë vajzën merrenikëtu se është shumë e talentuar, i flasin sytë, ka diksion, shkathtësi, pamje gjithçka që kërkon ekrani. Pasi kisha përfunduar lidhjen, pas disa minuta dhe më merr në telefon drejtori i informacionit, (Lutfi Dervishi ka qënë në atë kohë), dhe më thotë të ndoqëm bashkë me një gazetar nga SHBA dhe e ke befasuar Seam, të ka vlerësuar shumë. U ndjeva shumë mirë, por i thashë se ende nuk isha gati të ikja nga Gjirokastra, pasi vajzën e kisha të vogël dhe më duhej suporti i prindërve edhe për pak kohë. Dhe ashtu bëra, u zhvendosa në Tiranë më vonë, nisa si gazetare e ekonomisë, redaktore e autore emisionesh e redaktore, por asnjëherë nuk kam hequr dorë nga krijimtaria, reportazhet, dokumentaret etj. Mund të përmend disa: “Magjia e një qyteti të gurtë”; “Përmeti, lulja në jug të vendit”; rreth 50 reportazhe në ciklin “Tradita”, e sa e sa prodhime që dhe sot vijojnë të transmetohen në rtsh.

Duke parë rrugëtimin tuaj nga RTSH, InTv, Report TV, MCN, Syri TV dhe Scan TV, cilat kanë qenë momentet më vendimtare dhe pse vendosët të kalonit nga një media te tjetra?

Pas rtsh, kalova tek INtv një televizion me profil disi të veçantë, me audiencë më shumë rinore. Ishte një periudhë e bukur tëpunoje në këtë media, aty kam bërë shumë investigime, kronika e speciale, intervista, por isha dhe një ndër zërat e spoteve tëndryshme që krijoheshin aty dhe shpërndaheshin. Pas INTV muorefrua për të punuar në Report Tv, redaktore përgjegjëse. Njësfidë e bukur, punova me një ekip shumë të mirë, edhe pse ishte një televizion informativ dhe “lufta” e lajmit të fundit, vijonende. Ishte fiks ajo puna dinamike me ritmin që mëkarakterizon, ku nocioni “kohë” harrohet. Gjithçka rritëm, por kur ti e bën punën me pasion, ndonjëhërë edhe lodhja të duket e bukur. Ky rrugëtim padyshim kishte edhe sakrifica, nëse ndodhte diçka vonë (aksident, vrasje etj), do të duhej të rrije edhe shumë orë duke u marrë me ngjarjen, me lidhje, raportime…

Pas Report Tv, nisa punë redaktore përgjegjëse te TVT pas bisedës me kryeredaktorin dhe drejtuesin e kësaj medie, e cila pas disa muajsh që shkova, ju ndryshua emri MCN. S’kish kaluar as një javë, që kisha shkuar në këtë televizion, marr grupin e xhirimit dhe nisem drejt Lazaratit për të bërë njëreportazh, u nisëm shpejt në mëngjes, pasi atë ditë isha turn idytë redaktore dhe duhej të kthehesha në kohë në Tiranë. NëLazarat rikthehesha pas pak vitesh, pasi isha nga ato gazetaret e “luftës” e para që jam futur në këtë fshat në kohën e konfliktit, shkëmbimit të zjarrit kur u fut policia, e më pas kur u vra dhe efektivi i Reneas Ibrahim Basha. Doja të shihja si ishte tashmëjeta aty pas disa vitesh. Arritëm, banorët fillimisht nuk ishin aq “miqësorë”, por më pas u ‘’zbutën’’, filmuam, mora shumëbanorë në intervistë e kryeplakun, i kthehem ngjarjes nëretrospektivë, bëj disa stand-up në disa pjesë, flasim për kanabisin etj, por dhe problemet sociale të së tashmes që po i shqetësonin banorët, por edhe të kërkesës që kishin për lirimin e të burgosurve për kultivim kanabisi. Intervistova dhe të rinj, qëishin koshientë që në këtë fshat u kultivua kanabisi dhe një ditëdo të përfundonte, por kish ardhur koha që mos etikohej më si i tillë, por si një fshat ku duhet të kishte politika sociale që tëpunësoheshin dhe të kthehej një destinacion për turizmin. Ishte një reportazh që bëri bujë. E titullova “Fshati i mëkatit”. Pothuajse u publikua në çdo portal. U ndjeva mirë sepse sapokisha ardhur në këtë media dhe një produkt i bërë nga unë u shpërnda masivisht dhe mora shumë vlerësime. Shumë shpejt media u rrit, unë vazhdoja të punoja po me të njëjtin rritëm, shumë reportazhe, speciale e personazhe bënë bujë. “Mjeku shqiptar gjen rrënjët” kushtuar Filip Çaushaj, një ndër top 10 doktorët më të mirë në botë, u bë viral. Po ashtu, “MCN nëPashaliman, në kërkim të gjurmëve të luftës së Ftohtë’’; “Lufta ndan gjakun” historia e ukrainases së martuar në Shqipëri dhe vëllait të saj në Rusi; e plot të tjera, u bënë nga videot më viraledhe të shpërndara nga shumë portale e platforma. Me reportazhin “A do t’i thotë PO Lazarati kanabisit mjekësor “godita” sërish. Pasi qeveria njoftoi se do të hidhte nëkonsultimpublik pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor, shkoj sërish në këtë fshat që ishte stigmatizuar për kultivim kanabisi. Bëj një stend-up në qendër të Lazaratit duke mbajtur në dorë Pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, i cili sapo kishte mbërritur edhe në këtë fshat dhe pyes banorët se çfarëmendonin. Kush e ka parë e kujton, se ata kishin një kusht nëse do t’i thoshnin “PO”…  Sa e sa gjëra të bukura kam lënë pas. Ndaj kur t’i sheh që jep gjithçka, realizon materiale pa fund, e ke bërë të njohur një media duke sjellë të ftuar në emisione e edicione nga çdo fushë nga vendi e përtej kufijve, realizon reportazhe, dokumentarë e speciale, është një punë që e ke bërëme pasion, vërtet të vlerësojnë për atë që bën, por mendoj se duhet edhe të motivohesh edhe financiarisht dhe të bëhet diferenca mes të tjerëve, pasi vjen një moment kur një ofertë mëtë mirë, nuk mund t’i thuash më JO. Dhe unë mendoj se ky ështëdefekti që kanë sot mediat, sepse e kuptojnë sa vlen një person që punon me pasion, pasi nuk e kanë më. Gjithsesi ka qënë njëpërvojë e bukur në 3 vite ku rritet media, por ‘rritesh’ edhe ti bashkë me të. Ndërkohë te Syri tv, po i njëjti rritëm si tek mediat informative, një ambient miqësor, staf drejtues dhe kolegëbashkëpunues, me një pjesë që i kam njohur dhe punuar mëherët. Pas gati një vit te Syri, më ofrohet pozicioni kryeredaktorme nisjen e sezinit të ri tek SCAN tv. Pas takimit me CEO-n dhe drejtorin e informacionit ramë dakord. Prej më shumë se 3 vitesh jam në këtë media me profil ekonomi që duket se është‘habitati’ im. Më lanë timonin dhe nuk i zhgënjeva. Gjithashtu, pavarësisht pozicionit dhe ngarkesës, pasi të menaxhosh SCAN live çdo ditë ku më duhen të paktën 5 të ftuar çdo ditë, tëmerresh dhe me menaxhimin e koordinimin e gjithçkaje, përsëri e gjej kohën që të bëj edhe reportazhe, speciale e intervista.Përmend “Rizgjimi i Sazanit”, isha 3 vite më parë, e para media që filmoi në Sazan pas lajmit se Jared Kushner do të ndërtonte resortin luksoz. Solla një dokumentar nga një vend “nostalgjik”për ata që jetuan aty në mesin e dytë të shekullit XX, duke narrëfyer kujtimet dhe të fshehtat e tokës që shërbeu për vite të tëra si bazë ushtarake dhe qytezë. Mora rrëfime të ish-ushtarëve dhe atyre që jetuan aty. Me disa stand-up në pika të ndryshme dhe pamjet, tregoja gjurmët e së shkuarës….godinat e vjetra, shkollën, ishte një vend ku shihje arkitekturën e vjetër italiane dhe objektet e ndërtura gjatë komunizmit. Ndërkohë, në kodrat e ishullit, gjenden rreth 3600 bunkerë. Dukej se deklarata para tre viteve e Kushner, dhëndrit të Trump, i cili deklaroi se do të investonte projektin luksoz, ‘’trazoi’’ ujërat e ishullit të qetë. Mora në intervistë edhe ekspertë për impaktin turistik, mjedisor etj, por edhe banorë të Vlorës. U prit mjaft mirë ky dokumentar, ishte plot informacion, detaje, përjetime. Gjithashtu, kam realizuar shumë e shumë reportazhe ekonomike, përfshirëturizmin, tregun e pronave, potencialin turistik të shumëqyteteteve nga veriu në jug, investimet e huaja, infrastruktura, punësimin etj.. Mendoj se kur pasioni bëhet profesion, puna nuk është më detyrë, e për mua është ky pasion që kam zgjedhur ta jetoj çdo ditë.

Nga gazetare terreni në redaktore e më pas kryeredaktore, çfarë sakrificash personale dhe profesionale ka kërkuar kyrrugëtim?

Që të jesh një redaktor/e i/e mirë, apo një kryeredaktor/e i/emirë, duhet të njohësh mirë terrenin e madje mos të shkëputesh kurrë prej tij. Rrugëtimi im ka qenë i mbushur me sfida, përgjegjësi dhe sakrifica. Kam investuar shumë kohë, energji e përkushtim, shpesh duke vendosur profesionin edhe përpara kohës personale dhe familjare. Gazetaria e terrenit më mësoi të jem e guximshme dhe pranë realitetit, ndërsa rolet drejtuese tëbëjnë që ti të përballesh edhe me vendimmarrje të vështira, menaxhim të ekipeve dhe përgjegjësi më të madhe për standardet profesionale. Unë e kam kaluar çdo sfidë, duke urritur, kam forcuar edhe më shumë pasionin tim për median. Çdo etapë ka pasur sfidat e saj, por edhe kënaqësinë e zhvillimit profesional.

Cili ka qenë reportazhi, dokumentari apo investigimi që ju ka lënë gjurmën më të thellë si profesionalisht ashtu edhe emocionalisht?

E vështirë të veçoj vetëm një punë, sepse çdo reportazh apo investigim ka lënë gjurmën e vet. Megjithatë, më së shumti më kanë prekur historitë njerëzore, ato që kanë trajtuar sfida sociale, padrejtësi apo raste ku njerëzit kanë luftuar për dinjitet dhe për një jetë më të mirë. Këto histori nuk të lënë vetëm një përvojë profesionale, por edhe emocionale, sepse pas çdo lajmi ka histori reale, dhimbje, shpresë, sakrifica. Pikërisht, këto momente më kanë kujtuar gjithmonë përgjegjësinë që ka gazetaria ndaj shoqërisë. Kujtoj këtu reportazhin “Sekondat qëndanë jetën nga vdekja” që kam realizuar në Durrës pas tërmetit në 2019 , ishte një nga momentet që më ka bërë më të ndjeshme, kam parë dhimbjen e njerëzve nga afër, por dhe shpresën. Duke qenë pranë njerëzve që kishin humbur familjarë, shtëpitë dhe sigurinë e jetës së përditshme, përjetova nga afër dhimbjen, por njëkohësisht pashë edhe forcën, solidaritetin dhe shpresën që lind në momentet më të vështira. Kjo përvojë më bëri më të ndjeshme si gazetare dhe si njeri. Më mësoi të vlerësoj më shumë jetën dhe të kuptoj se sa e brishtë është ajo, se si në vetëm pak sekonda gjithçka mund të ndryshojë. Ishte një moment që më kujtoi se pas çdo lajmi, ka histori njerëzore dhe se misioni ynë si gazetarë, është t’i tregojmë ato me profesionalizëm, përgjegjësi dhe humanizëm.

Keni realizuar gjatë karrierës tuaj dhjetëra dokumentarë mbi historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Çfarë keni zbuluar për Shqipërinë që publiku ende nuk e njeh mjaftueshëm?

Gjatë realizimit të dokumentarëve, kam pasur mundësinë të udhëtoj në shumë zona të Shqipërisë dhe të njoh nga afër histori, tradita, njerëz të jashtëzakonshëm dhe bukuritë e vendit. Ajo që kam zbuluar është se Shqipëria ka një kapacitet tëjashtëzaokonshëm turistik, pasuri kulturore dhe shpirtërore shumë më të madhe sesa njihen zakonisht. Ka vende të pa promovuara, histori pa fund, figura të harruara, zakone shekullore dhe vlera njerëzore që ende nuk kanë marrë vëmendjen e merituar. Mendoj se publiku ende nuk e njeh mjaftueshëm potencialin e trevave shqiptare, trashëgiminë e pasur dhe rolin që kanë luajtur komunitetet e ndryshme në formësimin e identitetit tonë. Në çdo dokumentar, kam kuptuar se pas çdo qyteti, fshati, objekti, rruge, porte, fshihet një histori që meriton të tregohet. Pikërisht, kjo më ka motivuar të vazhdoj kërkimin, dokumentimin, por dhe promovimin e këtyre vlerave, me bindjen se njohja e së kaluarës, na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë, në reportazhet ekonomike, vëmendje i kushtoj ndikimit me zhvillimet që prekin çdo ditë jetën e përditshme të qytetarëve. Përpiqem të sjell jovetëm shifra dhe statistika, por mendimet e ekspertëve, duke e bërë informacionin më të kuptueshëm dhe më pranë publikut. Gazetaria ekonomike ka një rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve dhe në ndihmën që ata të kuptojnë vendimet, sfidat dhe mundësitë që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqënien e tyre.

Si e përkufizoni sot gjendjen e medias shqiptare dhe cilat janë problematikat që ju shqetësojnë më shumë si gazetare dhe drejtuese?

Sot media shqiptare ka bërë hapa përpara në aspektin teknologjik dhe në shpejtësinë e transmetimit të informacionit, por ende nuk ndodhet aty ku do të dëshiroja të ishte. Besoj se ka ende shumë sfida që duhen kapërcyer për të garantuar një gazetari më të pavarur, më profesionale dhe më pranë interesit publik. Ajo që më shqetëson më shumë si gazetare dhe drejtuese, është presioni që shpesh ushtrohet mbi median, konkurrenca e tepruar për shpejtësinë në dëm të cilësisë së informacionit, si dhe tendenca për të favorizuar sensacionin mbi thelbin e lajmit. Gjithashtu, mendoj se duhet investuar më shumë te gazetaria hulumtuese, te formimi profesional i gazetarëve të rinj dhe te ruajtja e etikës në raportimin mediatik.Megjithatë, mbetem optimiste. Besoj se media shqiptare ka potencial të madh dhe se me më shumë përgjegjësi, integritet e përkushtim, mund të arrijë standardet që publiku meriton.

Sa e vështirë është të jesh femër  në median shqiptare? A keni hasur paragjykime, mosvlerësim apo barriera vetëm për shkak të gjinisë?

Nuk mund të them se kam hasur paragjykime të drejtpërdrejta për shkak të gjinisë sime, por mendoj se të jesh femër në media kërkon një përpjekje të vazhdueshme për të provuar vlerat dhe profesionalizmin tënd. Në disa raste, kur je një grua e bukur, sfida bëhet edhe më e madhe, sepse shpesh njerëzit priren të fokusohen fillimisht te pamja e jashtme dhe jo te aftësitë, puna apo përkushtimi yt.

Për këtë arsye, shpesh të duhet të luftosh dyfish për të treguar se suksesi nuk vjen nga pamja, por nga puna, talenti, përgatitja dhe këmbëngulja. Unë kam zgjedhur që përgjigjen më të mirë ta japgjithmonë përmes rezultateve, profesionalizmit dhe respektit për profesionin. Në fund, ajo që mbetet dhe vlerësohet është puna që ke bërë dhe ndikimi e pëlqimi që ke lënë te publiku. Unë kam lënë gjurmë në çdo media ku kam punuar dhe më vjen mirë qëvijojnë të transmetohen ende materialet që unë kam lënë pas.

Mendoni se femrave në media u duhet të punojnë dyfish për të fituar të njëjtin respekt dhe besueshmëri si kolegët meshkuj? A mund të ndani ndonjë përvojë personale?

Në disa raste, po. Mendoj se femrat në media shpesh duhet të japin më shumë prova për profesionalizmin e tyre, sidomos kur mbajnë role drejtuese ose janë figura publike. Respekti dhe besueshmëria fitohen me punë dhe rezultate, por ndonjëherë grave u duhet të punojnë më shumë për t’i bërë këto rezultate të njihen dhe të vlerësohen në të njëjtën mënyrë.

Në përvojën time personale, nuk kam hasur pengesa të drejtpërdrejta për shkak se jam grua, por kam vënë re se si një grua në ekran, veçanërisht kur është e kujdesshme për imazhin e saj, shpesh gjykohet fillimisht për pamjen dhe më pas për aftësitë profesionale. Kjo të shtyn të jesh edhe më e përgatitur,edhe më këmbëngulëse dhe të punosh dyfish për të treguar se pas imazhit qëndron një profesioniste me përvojë, kulturë dhe përkushtim.Për mua, sfida më e madhe nuk ka qenë të bind të tjerët se jam e aftë, por të bëj që puna të flasë vetë për mua. Me kalimin e viteve kam kuptuar se qëndrueshmëria, integriteti dhe rezultatet konkrete, janë argumentet më të forta për të fituar respektin dhe besimin e publikut, të punëdhënësit dhe stafit. Ne ishim gazetarë që çdo gjë e krijonim vetë, i gjenim kontaktet vetë, ishim kreativ, punonim shumë, lexonim shumë, tani ky brez ka shumë mangësi dhe më vjen keq që po e them, por ka gazetarë që nuk dinë shqip, kanë fjalor të cungur, nuk lexojnë, nuk kanë intuitë lajmi, ndërkohë që kanë shumë më tepër mundësi për të marrë informacione, për të gjetur kontakte, etj.

Si arrin një femër të mbajë ekuilibrin mes përgjegjësive të larta profesionale dhe jetës personale, pa humbur identitetin dhe integritetin e saj?

Nuk është gjithmonë e lehtë, sepse një grua mban shumë role njëkohësisht: profesioniste, nënë, bashkëshorte, drejtuese dhe mbështetëse e familjes. Ekuilibri nuk është diçka që arrihet përgjithmonë, por një proces i vazhdueshëm që kërkon menaxhim të mirë të kohës, prioritetesh të qarta dhe shumë përkushtim. Për mua, çelësi ka qenë të mos harroj kurrë se kushjam, pavarësisht pozicioneve që mbaj. Identiteti dhe integriteti ruhen kur qëndron besnike ndaj vlerave të tua, kur nuk heq dorë nga pasionet që të bëjnë të ndihesh e plotësuar dhe kur nuk lejon që suksesi profesional të të largojë nga familja apo nga vetja.Kam mësuar se një grua nuk duhet të zgjedhë mes familjes dhe karrierës, por të ndërtojë një harmoni mes tyre. Ka ditë më të vështira dhe sakrifica të pashmangshme, por kur e do atë që bën dhe ke mbështetjen e njerëzve të dashur, arrin të ecësh përpara pa humbur thelbin e personalitetit tënd. Në fund, suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me arritjet profesionale, por edhe me aftësinë për të mbetur njeri, për të ruajtur vlerat dhe për të qenë e lumtur me jetën që ke ndërtuar.

A mendoni se pozicionet drejtuese në mediat shqiptare u jepen femrave  mbi bazën e meritës apo ato ende duhet të luftojnë më shumë se burrat për të njëjtën mundësi?

Mendoj se sot ka më shumë mundësi për gratë sesa dikur dhe se shumë femra kanë arritur pozicione drejtuese falë meritës, profesionalizmit dhe punës së tyre. Megjithatë, nuk mund të them se sfidat janë zhdukur plotësisht. Në shumë raste, grave ende u duhet të dëshmojnë më shumë, të jenë më të përgatitura dhe të japin rezultate të vazhdueshme për të fituar të njëjtin nivel besimi që shpesh u jepet burrave më lehtë. Nga përvoja ime, kam parë se rruga drejt një pozicioni drejtues kërkon shumë sakrifica, profesionalizëm, përkushtim dhe këmbëngulje. Por,për gratë ekziston edhe pritshmëria për të balancuar njëkohësisht karrierën, familjen dhe përgjegjësitë e tjera personale, gjë që e bën sfidën më të madhe. Megjithatë, jam optimiste. Besoj se meritokracia po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe se gratë po dëshmojnë çdo ditë se janë po aq të afta për të drejtuar, për të marrë vendime dhe për të ndërtuar institucione të suksesshme. Ajo që duhet të vlerësohet gjithmonë është puna, integriteti dhe vizioni, jo gjinia e personit që mban një post drejtues.

Çfarë cilësish duhet të ketë një gazetare e re që dëshiron të ndërtojë një karrierë afatgjatë dhe të respektuar në media?

Nëse do ta përkufizoja me pak fjalë, do të thosha: ambicie, pasion dhe këmbëngulje. Ambicia të shtyn të vendosësh objektiva gjithnjë e më të larta, pasioni të jep energjinë për të mos u dorëzuar përballë vështirësive, ndërsa këmbëngulja të ndihmon të ecësh përpara edhe kur rruga nuk është e lehtë. Përveç këtyre, një gazetare e re duhet të ketë integritet, dëshirëpër të mësuar dhe respekt për të vërtetën dhe veten. Media ndryshon vazhdimisht, ka dinamika, ndaj aftësia për t’u përshtatur dhe për të mësuar gjëra të reja, është po aq e rëndësishme sa talenti. Në fund, një karrierë e respektuar nuk ndërtohet brenda natës, por me punë të palodhur, profesionalizëm dhe të udhëhiqesh nga parimet.


Në një kohë kur shpejtësia shpesh mbizotëron mbi saktësinë, si mund të ruhet profesionalizmi, etika dhe besimi i publikut?

Në një kohë kur lajmi publikohet brenda pak sekondash dhe gara për të qenë i pari është shumë e fortë, mendoj se profesionalizmi ruhet duke mos harruar kurrë parimin themelor të gazetarisë: Saktësinë. Është më e rëndësishme të jesh i saktë, sesa thjesht i shpejtë. Etika dhe besimi i publikut ndërtohen me transparencë, verifikim të informacionit dhe përgjegjësi ndaj asaj që ështëpublikuar. Një gazetar duhet të ketë guximin të kontrollojë faktet, të dëgjojë të gjitha palët dhe të mos ‘sakrifikojë’ të vërtetën për klikime. Besoj se publiku mund të falë një vonesë, por e ka shumë më të vështirë të falë humbjen e besimit. Prandaj, në fund të fundit, kredibiliteti mbetet pasuria më e madhe e çdo gazetari dhe media që arrin ta ruajë atë.

Nga të gjitha vlerësimet, çmimet dhe sukseset e shumta, cili moment ju bën të ndiheni më krenare dhe cili ka qenë çmimi më i madh që keni paguar për suksesin?

Çdo vlerësim dhe çmim ka një rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson një moment pune, përkushtimi dhe sakrifice. Megjithatë, momentet që më bëjnë të ndihem më krenare nuk janë vetëm çmimet apo vlerësimet publike që kam marrë, por fakti që kam arritur të fitoj respektin dhe besimin e publikut ndër vite. Kjo është arritja që e konsideroj më të vlefshme. Sa i përket çmimit që kam paguar për suksesin, ka qekoha’. Do doja tëkaloja më shumë kohë me vajzën time, kanë qënë orë të gjatapune, lëvizje në rrethe, por dhe angazhime e sakrifica personale që shpesh janë të padukshme për publikun, megjithatë ja kam dale, jam krenare për vajzën time, po aq sa ajo për mua. Puna si kryeredaktore kërkon shumë impenjim, lodhje, dhe shumë pak e dinë që pas asaj pune të madhe qëndron ti. Çdo sukses ka pas vetes netë pa gjumë, lodhje dhe momente kur ti vendos profesionin përpara rehatisë personale, kjo sepse të duhet tëpunosh shumë, pasi detyrimet shtohen me rritjen e fëmijëve dhe jetesa po ashtu bëhet çdo ditë e më sfiduese. Çdo prind bën sakrificë dhe më të mirën për të rritur fëmijët, t’i edukojë, shkollojë e t’i bëjë të aftë për të përballuar jetën.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë në median shqiptare dhe një gjë në shoqërinë shqiptare për rolin e femrave , cilat do të ishin ato?

Në median shqiptare do të ndryshoja atë që, të kishte më shumë pavarësi dhe fokus te gazetaria cilësore, jo te sensacioni. Në shoqëri, do të doja që femrat të vlerësoheshin vetëm për aftësitë dhe kontributin e tyre, pa paragjykime apo standarde të dyfishta.Do të doja që të mos përballen më me stereotipet gjinore, ngacmimet dhe përfaqësimi jo gjithmonë i barabartë në pozicionet drejtuese. Gruaja ka treguar se ka force duke kontribuar në zhvillimin e një mediaje, duke e bërë më të larmishme dhe më përfaqësuese.

Pas më shumë se dy dekadash në gazetari, si e vlerësoni gjendjen e medias shqiptare sot? A ka përparuar apo ka humbur nga standardet profesionale?

Media shqiptare ka përparuar dukshëm në teknologji, shpejtësi dhe shumëllojshmëri platformash, por në disa raste ka humbur nga thellësia dhe standardet profesionale. Jo pak herë, shpejtësia dhe sensacioni mbizotërojnë mbi analizën dhe verifikimin e informacionit. Megjithatë, potenciali për një media më cilësore dhe më etike, mbetet i madh.

A mendoni se gazetaria në Shqipëri po përjeton një krizë besueshmërie dhe, nëse po, cilët janë faktorët kryesorë që e kanë shkaktuar atë?

Mendoj se më shumë sesa një krizë totale, gazetaria në Shqipëri po përjeton një sfidë serioze të besueshmërisë. Publiku sot është më i ndjeshëm dhe më kritik ndaj informacionit që merr. Faktorët kryesorë lidhen me shpejtësinë e madhe të publikimit të lajmit, ndikimin e rrjeteve sociale, mungesën e verifikimit të thelluar të informacionit, si dhe në disa raste me ndikimet e interesave politike apo ekonomike mbi media të caktuara. Këto kanë bërë që publiku të bëhet më skeptik, por duhet të jetë dhe më selektiv. Megjithatë, besoj se gazetaria cilësore ekziston, kemi ende gazetarë të mirë që bëjnë punë serioze. Sfida e vërtetë sot, është rikthimi i besimit përmes profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit.

Sa e vështirë është sot për një gazetar të ruajë pavarësinë profesionale përballë presioneve politike, ekonomike dhe interesave të ndryshme?

Po, është e vështirë përballë presioneve politike dhe ekonomike, të cilat shpesh janë të nënkuptuara. Megjithatë, integriteti personal dhe respekti ndaj etikës profesionale, mbeten vendimtare. Pavarësia në fund është edhe zgjedhje dhe përgjegjësi individuale.

Si e vlerësoni gjendjen ekonomike të gazetarëve shqiptarë? A paguhet sot gazetaria aq sa meriton dhe a i garanton ajo një jetë dinjitoze profesionistëve të saj?

Gjendja ekonomike e gazetarëve në Shqipëri mbetet sfiduese,nuk është në përputhje me ngarkesën dhe përgjegjësinë e profesionit. Dhe kjo mjafton të shohim jo shumë larg, vendet fqinje. Në Shqipëri në pjesën më të madhe, gazetaria nuk garanton një jetë plotësisht dinjitoze, e kjo ndikon edhe te qëndrueshmëria e karrierës në këtë fushë. Shumë të rinj e shohin atë si një etapë kalimtare dhe jo si një karrierë afatgjatë, e nga ana tjetër, ka edhe gazetarë shumë të mirë dhe të brezit tim, apo dhe më përpara që janë tërhequr nga ky profesion për diçka tjetër që ju sjell më shumë të ardhura edhe pse kishin investuar për këtë profesion. Megjithatë, ka gazetarë ashtu si unë dhe kolegë e ish-kolegë të mi, që vijojnë me pasion ta mbajnë gjallë gazetarinë cilësore, pavarësisht vështirësive ekonomike, duke e plotësuar edhe me punë dytësore, projekte e angazhime të tjera.

A mendoni se mungesa e sigurisë ekonomike i bën gazetarët më të cenueshëm ndaj ndikimeve dhe kompromisit profesional?

Mendoj se po, në shumë raste kjo i bën gazetarët më të cënueshëm ndaj ndikimeve dhe kompromisit profesional. Kur një profesion nuk garanton stabilitet dhe dinjitet financiar, rritet rreziku që individët të jenë më të ekspozuar ndaj presioneve të ndryshme. Megjithatë, ky nuk është një rregull absolut. Ka profesionistë që, pavarësisht vështirësive ekonomike, zgjedhin të mos bëjnë kompromis.

Çfarë mendoni për fenomenin e largimit të gazetarëve profesionistë me përvojë nga mediat ose emigrimin e tyre për arsye ekonomike dhe profesionale?

Largimi i gazetarëve me përvojë nga mediat apo emigrimi i tyre është një fenomen shqetësues, sepse do të thotë humbje e një kapitali të rëndësishëm profesional dhe njerëzor. Eksperienca në gazetari nuk zëvendësohet lehtë dhe mungesa e saj ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e medias. Shkaqet dihen: kryesisht kushtet ekonomike, mungesë stabiliteti profesional, pagat e ulëta e vonesat në marrjen e tyre, mungesë perspektive për zhvillim afatgjatë në tregun mediatik etj. Prandaj kërkohet reflektim, nëmënyrë që mediat të mos humbasin profesionistët dhe gazetarinëcilësore.

Rrjetet sociale kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e informimit. Janë ato një aleat i gazetarisë apo një konkurrent që po dëmton standardet profesionale?

Do t’i konsideroja njëkohësisht aleat dhe sfidë për gazetarinë. Rrjetet sociale kanë përshpejtuar informimin dhe kanë zgjeruar aksesin e publikut te lajmi, janë bërë një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit. Nga ana tjetër, kanë sjellë edhe probleme, pasi shpesh përhapin lajme të pasakta dhe kypresionin për shpejtësi, dëmton cilësinë. Unë mendoj se rrjetet sociale nuk e zëvendësojnë gazetarinë, por e sfidojnë atë të jetë më e përgjegjshme.

Në epokën e “lajmit të shpejtë”, a po humbet terren verifikimi i informacionit përballë garës për klikime dhe audiencë?

Po, verifikimi i informacionit po humbet terren përballë garës për shpejtësi dhe klikime. Presioni për të publikuar i pari lajmin, shpesh e shtyn median të anashkalojë procesin e kontrollit të fakteve. Kjo sjell rrezikun e dezinformimit. Prandaj gazetaria profesionale nuk duhet të kompromentojë kurrë saktësinë për shpejtësinë. Lajmi mund të jepet në sekonda, por mos harrojmëse besimi i publikut ndërtohet vetëm përmes profesionalizmitdhe përgjegjësisë.

Si mund ta dallojë sot publiku gazetarinë profesionale nga dezinformimi, propaganda dhe përmbajtjet e pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjet?

Dezinformimi dhe propaganda shpesh karakterizohen nga mungesa e burimeve të qarta, titujt sensacionalë dhe përmbajtja emocionale që synon ‘ndikimin’ e opinionit më shumë sesa të informojë.

Prandaj, edukimi mediatik dhe aftësia për të kontrolluar burimet janë thelbësore, në mënyrë që publiku të mos bjerë pre e informacionit të pakonfirmuar dhe manipulues. Prandaj roli idrejtorit, kryerdaktorit e redaktorit është kyç, ndërsa edhe vetëpubliku duhet të jetë më kritik dhe më i kujdesshëm në mënyrën si ‘konsumon’ informacionin.

A mendoni se inteligjenca artificiale do ta transformojë gazetarinë apo ekziston rreziku që të zëvendësojë një pjesë të profesionistëve të medias?

A do ta transformojë padyshim gazetarinë, sidomos në mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit. Megjithatë, gazetaria nuk është vetëm prodhim lajmesh, por edhe gjykim, etikë, verifikim dhe ndjeshmëri njerëzore. Këto janë elemente që nuk mund të zëvendësohen plotësisht nga teknologjia. Kuptohet një tekst i një gazetari kreativ, dhe njëtekst i bërë me IA. Prandaj unë personalisht nuk e shoh si zëvendësim të gazetarëve, por si një transformim të profesionit, ku do të mbijetojnë dhe do të dallohen se kush e përdor apo joInteligjencën Artificiale. Ndërkohë, moderatorët ka nisur t’izëvendësojë, e po ashtu disa media sot i lexojnë dhe tekstet me IA.

Si duhet të përshtaten gazetarët e rinj me teknologjitë e reja pa humbur etikën, integritetin dhe misionin e profesionit?

Po i bën dembelë. Gazetarët e rinj duhet ta shohin teknologjinë si një mjet ndihmës, jo si zëvendësim të parimeve të gazetarisë. Teknologjia mund të përmirësojë punën, por nuk duhet të ndryshojë misionin e gazetarit. Në thelb, sa më shumë të zhvillohet teknologjia, aq më i rëndësishëm bëhet roli i gazetarit për të filtruar, interpretuar dhe garantuar informacion të përgjegjshëm.

Në këndvështrimin tuaj, çfarë i mungon më shumë medias shqiptare sot ,liria, profesionalizmi, financimi, guximi për të investiguar apo solidariteti mes gazetarëve?

Në këndvështrimin tim, media shqiptare nuk vuan nga mungesa e një elementi të vetëm, por nga një kombinim sfidash. Do veçoja si më problematike, profesionalizmin e qëndrueshëm dhe gazetarinë e mirëfilltë investigative. Ka më shumë liri dhe më tepër mundësi teknologjike se dikur, por jo gjithmonë këto shoqërohen me cilësi. Kushtet financiare, ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e profesionit dhe në aftësinë për të bërë gazetari të pavarur e të guximshme. Forca e medias, mendoj se varet nga ekuilibri mes këtyre elementeve, si dhe nga përkushtimi ndaj standardeve profesionale.

Nëse do të kishit mundësinë të reformonit median shqiptare, cilat do të ishin tre ndryshimet e para që do të ndërmerrnit?

Ndryshimi i parë do të ishte forcimi i standardeve profesionale dhe etikës, për një gazetari cilësore. E dyta do të ishte përmirësimi i kushteve ekonomike dhe kontratave të gazetarëve, kjo do të garantonte pavarësi dhe stabilitet profesional. Së treti,duhet investim më i madh në gazetarinë investigative, në formimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të gazetarëve të rinj, por jo vetëm.

Si e shihni median shqiptare pas 10 viteve dhe çfarë roli besoni se do të kenë televizioni tradicional, platformat digjitale dhe gazetaria investigative?

Mendoj se media shqiptare do të jetë edhe më e digjitalizuar dhe më e ndarë në platforma të ndryshme, ku informacioni do të konsumohet kryesisht online në kohë reale. Televizioni tradicional do të vazhdojë të ketë rol, por më shumë si burim analize, programesh të thelluara dhe përmbajtjesh të besueshme, por jo mjet kryesor i lajmit të parë. Platformat digjitale do të jenë dominuese, prandaj gazetaria investigative do të mbetet thelbësore. Megjithatë, ka publik “tradicional” që do të jetëbesnik ndaj tv.

Pas gjithë këtij rrugëtimi të pasur profesional, cili është mesazhi juaj për brezin e ri të gazetarëve dhe cili është vizioni juaj për të ardhmen e gazetarisë shqiptare?

Mesazhi im për brezin e ri, është të mos ta shohin gazetarinë thjesht një profesion, por një mision duke vendosur në qendër etikën dhe pasionin. E ardhmja e gazetarisë shqiptare varet nga profesionalizmi dhe integriteti. Nëse ruajmë këto parime, media do të bëhet më e besueshme. Është një profesion sa i bukur, por që kërkon përkushtim, por nëse e bën me zemër, më besoni është profesioni më i bukur.

A po punoni aktualisht për një emision të ri, një dokumentar, një libër apo një projekt tjetër që mund ta ndani për herë të parë me lexuesit e “Albania Express News”?

Përveç punës si kreyredaktore në SCAN tv, jam duke realizuar disa reportazhe për këtë sezon vere, intervista e speciale që do transmetohen përgjatë muajve korrik-gusht. Ndërkohë, me nisjen e sezonit të ri, krahas SCAN live, rinis edhe emisionin GDP. Sa i takon angazhimeve të tjera, në shtator do të kem premierën e monodramës “Vajza e luleve” me regji të Bajram Torbës. Ndërkohë, pres së shpejti të botoj edhe librin tim me poezi që pothuajse është gati. Mund të them se sezoni i verësështë i mbushur me aktivitete e festivale në shumë qytete tëvendit, ku prej vitesh më është besuar skenari dhe prezantimi i tyre për disa edicione.

Si e imagjinoni veten pas disa vitesh? Në krye të një redaksie, në një projekt të pavarur mediatik, në botën akademike apo duke iu përkushtuar më shumë dokumentarëve dhe promovimit të historisë, kulturës dhe traditës shqiptare?

Jam tip që besoj te intuita e momentit, nëse ka diçka që nuk shkon, kam aftësinë të largohem dhe të bëj diçka të pavarur. Puna në krye të ekipeve në disa media më ka bërë ta shoh lidershipin, jo thjesht si një rol drejtues, por të marr përsipër shumë detyra, përgjegjësi dhe ecje para. Madje edhe të mos qëndroj brenda redaksive, por të rri përtej orarit zyrtar, të mos shkëputem nga terreni dhe të bëj ato “gjërat” e bukura qëmbeten pas si thesar. Prandaj e them shpesh, terreni të jep jovetëm aftësi, por jetë. Nuk e përjashtoj edhe përqëndrimin nërealizimin e dokumentarëve dhe promovimit të Shqipërisë, historisë, kulturës dhe traditës, ekonomisë etj, pasi e shoh si një pjesë të rëndësishme të identitetit tim profesional. Shumë njerëz siç thashë, nuk dinë gjithë atë punë që ti bën çdo ditë, pasi shpesh je pas kuintave me rol organizativ dhe menaxhim tëgjithçkaje, por kur bën diçka po vetë dhe e prezanton, e kuptojnëqë je ti. Por gjithsesi, në çdo rast e rëndësishme për mua, është të jem aktive, krijuese dhe e dobishme në fushën e medias. Kam një kontribut të madh ndër vite dhe më vjen mirë që puna ime vlerësohet dhe përmendet në çdo media që kam qënë.

Çfarë mesazhi dëshironi t’u përcillni vajzave të reja që ëndërrojnë të bëhen gazetare, moderatore apo drejtuese emisionesh dhe cilën trashëgimi profesionale dëshironi të lini pas?

Mesazhi im për vajzat e reja është të besojnë te vetja dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive. Media kërkon punë, disiplinë dhe shumë përkushtim, por është edhe një hapësirë mundësish për ato që e trajtojnë me seriozitet. Do t’ju rekomandoja të investojnë te formimi i tyre, te gjuha, kultura e përgjithshme dhe integriteti profesional, sepse janë bazat që nuk zëvendësohen. Të mos kërkojnë rrugë të shkurtra, por të ndërtojnë hap pas hapi një karrierë të qëndrueshme dhe të ndershme. Sa i përket trashëgimisë profesionale, do të doja të lija pas një model pune që bazohet te profesionalizmi, disiplina në punë, respekti për publikun dhe dashuria. Jepini zë të vërtetës, dritë historive të njerëzve. Është një profesion i bukur sepse prek çdo fushë të jetës, nga ekonomia dhe politika, aktualiteti, shëndetësia, kultura etj. Gazetaria mbetet ura që lidh çdo fushë të jetës me publikun, kthejeni informacionin në dije, dhe dijen në forcë për shoqërinë.

Faleminderit!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk i pengon stuhia e shiut, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Vijon për rreth 2...

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së, 226 projekte në zbatim me vlerë 44.6 milionë euro

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ -Në takimin...

Tjetër aksident i rëndë në aksin Librazhd–Qafë Thanë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset në kthesat e Qafë-Thanës

PRRENJAS ,24 qershor 2026/Albania Express News New/-Një tjetër aksident...