Debutim perfekt – Broja asiston pas 5 minutash me Burnley

Armando Broja ka nisur aventurën e tij me Burnleyn në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi që pas 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County-t.

23-vjeçari kuqezi, i cili në dy ndeshjet e para të kampionatit nuk ishte as në stol, u zgjodh titullar dhe shpërbleu menjëherë besimin. Broja mori topin në zonë, lëvizi me elegancë dhe shërbeu për Aaron Ramsey-n, i cili shënoi me një goditje të saktë.

Pas transferimit këtë verë nga Chelsea për 23 milionë euro, Broja ka dhënë sinjalet e para se mund të ketë një rol të rëndësishëm te skuadra e re.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria dhe Azerbajxhani, nxitje të bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të dy vendeve

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoresha e Përgjithshme...

Debutim pozitiv për Glen Dajën, AF Elbasani ndal kryesuesit e Teutës në “Niko Dovana”

DURRËS , 23 tetor 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani...