TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Një protestues deklaroi se Rama nuk rrëzohet me fjalë, por me mosbindje civile.
“Ka ardhur momenti që t’i japim fund kësaj revolte, të veprojmë me një strategji tjetër. Rama i pati mundësitë në këto 14 vite dhe po të kishte vullnetin e mirë, do ta ndryshonte Shqipërinë. Ai s’do që të ndryshojë Shqipëria. Të ndryshojmë strategji. Edi Rama nuk largohet me fjalë. Duhet të bllokojmë institucionet. Duhet të kalojmë në mosbindje civile! Ju falënderoj për këtë sakrificë, Duhet të paralizojmë shtetin.”, tha ai.

