“Pasditja e autorëve elbasanas” sjell në vëmendje Leksin e Vinit dhe veprën e tij

Në sallën e Bibliotekës Publike të Elbasanit u zhvillua takimi i radhës i Klubit të Leximit nën moton “Pasditja e autorëve elbasanas”, kushtuar figurës së Leksit të Vinit (1903–1974), një prej mbledhësve më të rëndësishëm të folklorit dhe këngës qytetare elbasanase.

Falë punës së studiuesve Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli dhe Fatmir Musai, shënimet e tij të çmuara mbi jetën, zakonet dhe traditat e qytetit janë përmbledhur në librin “Traditat zakonore të Elbasanit”. Ky botim hedh dritë mbi pasurinë kulturore dhe historike të Elbasanit, duke u bërë një burim i vyer studimi.

Takimi, i moderuar nga Beneta Dhima, u pasurua me diskutimet e shkrimtarit dhe studiuesit Fatmir Musai, ndërsa pjesëmarrësit ndanë mendime mbi mënyrat e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Kush ishte Leksi i Vinit?

Leksi i Vinit, emri i artit për Aleksandër Kostandin Josifin, ishte kompozues, këngëtar dhe mbledhës i pasionuar i folklorit elbasanas. Ai grumbulloi qindra këngë popullore, përralla dhe zakone të vjetra, duke ndihmuar në themelimin dhe zhvillimin e këngës qytetare elbasanase. Shënimet e tij përbëjnë sot një thesar për historinë dhe identitetin kulturor të qytetit.

Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të rregullt të Bibliotekës Publike Elbasan, e cila vijon të promovojë figurat dhe autorët që kanë kontribuar në identitetin kulturor të zonës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ministri Salla: Shqipëria në fazë vendimtare të integrimit evropian për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla...

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...