IPARD III, Shqipëria përparon me përgatitjet për riakreditimin e programit

TIRANË, 6 qershor 2026 /Albania Express News/ Shqipëria po vijon përgatitjet për riakreditimin e menaxhimit të Programit IPARD III, ndërsa institucionet përgjegjëse po punojnë për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me kapitujt e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit në procesin e integrimit europian.

Këto çështje u diskutuan në mbledhjen e katërt të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD III, ku morën pjesë përfaqësues të Komisionit Europian, Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, strukturave zbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se fokusi i diskutimeve ishte ecuria e përmbushjes së detyrimeve për Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe hapat e mëtejshëm për modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale.

Sipas Sallës, Programi IPARD mbetet një nga instrumentet kryesore mbështetëse për rritjen e konkurrueshmërisë së fermave dhe industrisë agropërpunuese, duke nxitur investimet, përmirësimin e standardeve dhe forcimin e sigurisë ushqimore.

Ai vlerësoi se krahas mbështetjes së ofruar nga fondet e Bashkimit Europian, edhe Skema Kombëtare 2026 dhe Instrumenti i Garancisë Sovrane po krijojnë më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...