Protestë në qendër të Elbasanit kundër projektit të resortit në Zvërnec

ELBASAN,5 qetshor 2026/Albania Express News/Një protestë qytetare u zhvillua këtë të premte pasdite në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dhjetëra pjesëmarrës mes te cileve edhe mjaft të vegjël u mblodhën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër projektit, protestuesit marshuan dhe qëndruan në sheshin qendror të qytetit, duke artikuluar shqetësimet e tyre për ndikimin që, sipas tyre, ky investim mund të ketë mbi mjedisin dhe pasuritë natyrore të zonës bregdetare.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje të ndryshme politike, mes tyre “Dorëheqje”, “Dorëheqje”, Dorëheqje” “Rama në burg”,, “Berisha në burg”…si dhe slogane të tjera drejtuar kundër figurave kryesore të politikës shqiptare. Atmosfera u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e qytetarëve, të cilët kërkuan më shumë transparencë dhe konsultim publik për projektet që prekin zonat e mbrojtura dhe hapësirat natyrore të vendit.

Kjo është hera e parë që në Elbasan organizohet një protestë e tillë kundër planit për ndërtimin e resortit në Zvërnec, një projekt që ka ngjallur debat të gjerë publik në nivel kombëtar. Organizatorët deklaruan se synimi i tyre është sensibilizimi i opinionit publik për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pasurive natyrore, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë me aktivitete të tjera kundërshtuese nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe nën monitorimin e forcave të policisë, të cilat garantuan mbarëvajtjen e tubimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...