Super përforcim për verdheblutë, nga akademitë e Nantes dhe Lecce ,Edoly Lukoki i bashkohet AF Elbasanit.

ELBASAN ,4 qershor 2026/ Albania Express News/AF Elbasani vijon të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ri, duke zyrtarizuar një nga afrimet më të rëndësishme të merkatos verore. Verdheblutë kanë siguruar shërbimet e talentit të ri Edoly Lukoki, një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare dhe me një të ardhme premtuese në futbollin europian.

Anësori 22-vjeçar vjen në rradhët e AF Elbasanit  pas një rruge të pasur formimi në akademi prestigjioze. Ai është rritur futbollistikisht në radhët e akademisë së njohur franceze të FC Nantes, përpara se të vijonte zhvillimin e tij në Itali me US Lecce, duke fituar eksperiencë të rëndësishme në dy shkolla futbolli të njohura për prodhimin e talenteve.

Karriera e tij profesionale nisi me klubin belg Standard Liège, ku pati mundësinë të përballej me futbollin e nivelit të lartë dhe të fitonte eksperiencë të vlefshme në një kampionat konkurrues. Ndërkohë, eksperienca e tij e fundit ishte në Holandë me FC Eindhoven, në një kampionat që njihet për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe futbollin ofensiv.

Me shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për të krijuar rrezik në repartin sulmues, Lukoki pritet të jetë një armë e rëndësishme për AF Elbasanin në objektivat e sezonit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit besojnë se profili i tij ndërkombëtar dhe cilësitë individuale do t’i japin më shumë forcë skuadrës, e cila synon të jetë protagoniste në futbollin shqiptar.

Ardhja e Edoly Lukokit konsiderohet një sinjal i qartë i ambicieve të AF Elbasanit, që po investon për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të rikthyer entuziazmin te tifozët verdheblu.

Mirë se vjen në Elbasan, Edoly Lukoki shkruhet në faqen zyrtare të verdhebluve ! Një kapitull i ri nis për talentin 22-vjeçar, ndërsa tifozët presin ta shohin të shkëlqejë me fanellën verdheblu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në lagjen Drapata të Hotolishtit në bashkinë e Librazhdit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesën

LIBRAZHD-HOTOLISHT ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...