Miqësorja Shqipëri–Izrael përsërit historinë: “blindohet” stadiumi “Air Albania” një ditë para sfidës

TIRANË ,2 qershor 2026/Albania Express News/Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit përsërit një situatë që është parë vazhdimisht në gjithë përballjet e mëparshme me të njëjtin ekip. Masat e sigurisë para ndeshjes janë shtuar në mënyrë ekstreme, me rritjen jo vetëm numrit të sigurisë private të punësuar nga FSHF, por edhe të pranisë së forcave policore.

Gjithçka ka nisur që sot, para konferencave për shtyp dhe stërvitjeve të dy ekipeve kombëtare në impiantin e ndeshjes. U vu re menjëherë një prani e madhe forcash të rëndit para stadiumit, ndërsa kishte edhe kontroll me qen anti-eksploziv në tribunat e stadiumit.

Situata të tilla janë ndeshur shpesh në vitet e kaluar në përballjet me Izraelin duke krijuar jo pak pakënaqësi sidomos te tifozët të cilët janë të detyruar që të përballen me radhë të ngadalta e kontrolle të pazakonta për ndeshjet e kuqezinjve

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

TIRANË, 24 korrik 2026 /Albania Express News/ – Media...

Deputetja e PD, Klodiana Çapja: Taulant, larg duart nga Prrenjasi

TIRANË ,24 korrik 2024/-Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja me...

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...

Dinamo City ndalet në fund ndaj Aluminij, merr një barazim në transfertë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

SLOVENI ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka barazuar...