Bashkëpunim Shqipëri–Izrael: hapet rruga për laboratorë modernë dhe teknologji të avancuar në sigurinë ushqimore

TIRANË, 2 qershor 2026  /Albania Express News/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe institucionet homologe izraelite do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, me fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe adoptimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

Drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, priti sot një delegacion izraelit të kryesuar nga ambasadorja e Izraeli në Shqipëri Galit Peleg, e shoqëruar nga Oren Lavi, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore të Izraelit, si edhe Yuval Lipkin, kreu i Administratës së Sigurisë Ushqimore të Izraelit.

Gjylameti tha se, fokusi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh dhe shkëmbimi i eksperiencave për ndërtimin e një modeli sa më efikas në fushën e sigurisë ushqimore.

Gjatë takimit, Gjylameti shprehu gatishmërinë e institucionit për të përmbushur objektivat e përbashkëta, duke vënë theksin te rritja e kapaciteteve profesionale, modernizimi i infrastrukturës laboratorike dhe përdorimi i teknologjive të avancuara.

“Qëllimi ynë është garantimi i standardeve gjithnjë e më të larta të sigurisë ushqimore për konsumatorët, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Takimi shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve të të dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë ushqimore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Kam një amanet, mos harroni…”, porosia e Gramoz Ruçit në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë për deputetët dhe drejtuesit socialistë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të...

Miqësorja Shqipëri–Izrael përsërit historinë: “blindohet” stadiumi “Air Albania” një ditë para sfidës

TIRANË ,2 qershor 2026/Albania Express News/Ndeshja miqësore mes Shqipërisë...

Kombëtarja kryen seancën e fundit stërvitore para Izraelit, lojtarët ndahen në grupe

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën...