Kombëtarja kryen seancën e fundit stërvitore para Izraelit, lojtarët ndahen në grupe

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, një ditë përpara ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Takimi do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:00.

Atmosfera në kampin kuqezi është paraqitur mjaft e mirë, teksa lojtarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e stafit teknik. Në momentet e para të stërvitjes, futbollistët janë ndarë në grupe të vogla, siç ndodh zakonisht në seancat e hapura për mediat.

Mes lojtarëve që qëndruan së bashku u panë Armando Broja dhe Anis Mehmeti, të cilët aktivizohen në futbollin anglez. Ndërkohë, Kristian Shpendi dhe Luis Hasa, që luajnë në Itali, zhvilluan ushtrimet pranë njëri-tjetrit.

Në një grup tjetër ishin edhe futbollistët shqiptarë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Naser Aliji, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi u panë së bashku gjatë minutave të para të seancës stërvitore.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

TIRANË, 24 korrik 2026 /Albania Express News/ – Media...

Deputetja e PD, Klodiana Çapja: Taulant, larg duart nga Prrenjasi

TIRANË ,24 korrik 2024/-Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja me...

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës , kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe …

TIRANË, 23 korrik 2026/Albania Express News/ -Protesta e 54-t...