ZVËRNEC-VLORË,2 qershor 2026/Albania Express News/Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues.
Dokumentet tregojnë se kontrolli mbi kompaninë realizohet përmes disa kompanive të regjistruara në Katar, ku përfshihen Assets International LLC, Assets Real Estate Development WLL, Assets Real Estate Ventures LLC, Poëer International Holding ËLL, Sazan Land Holding LLC dhe Sazan Real Estate Development LLC.
Në strukturën e pronësisë shfaqet edhe Poëer International Holding (PIH), një nga grupet më të mëdha private të biznesit në Katar, me investime në sektorët e ndërtimit, pasurive të paluajtshme, turizmit, energjisë dhe shërbimeve financiare.
Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit konsiderohet një nga investimet më të mëdha turistike të shpallura ndonjëherë në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se ai synon transformimin e zonës në një destinacion turistik luksoz me resorte, marina, hotele dhe infrastrukturë moderne, ndërsa investimi është vlerësuar në rreth 4 miliardë dollarë.




