Kryeministri Rama reagon sërish për Zvërnecin: Zhvillimi nuk ndalet nga paragjykimet, Costa Navarino është shembulli

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News /Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë kur në Zvërnec janë regjistruar incidente dhe protesta kundër projektit të zhvillimit në zonë.

Në reagimin e tij, Rama ka sjellë si shembull resortin e njohur “Costa Navarino” në Greqi, duke e përdorur si argument për të mbrojtur projektet e mëdha turistike dhe investimet strategjike, të cilat sipas tij shpesh përballen me kundërshti dhe “paragjykime të tepruara” në fazën e tyre të parë.
“Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë, por paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve,” shkruan Rama, duke theksuar se projekte të ngjashme fillimisht janë përballur me protesta, peticione dhe parashikime për dëme mjedisore, por më pas janë kthyer në histori suksesi.

Ai sjell në vëmendje zhvillimin e zonës së Messinisë në Greqi, duke e cilësuar sot si një nga destinacionet turistike më prestigjioze në Europë, me mijëra vende pune dhe përfitime ekonomike, por edhe me tregues të përmirësuar mjedisorë sipas tij, përfshirë ulje të emetimeve dhe përdorim të energjisë së rinovueshme.
Duke iu referuar debatit për investimet, Rama thekson se “jo çdo projekt është automatikisht i mirë”, por sipas tij zhvillimi nuk mund të refuzohet apriori. “Nëse do të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë ‘nuk bëhet’, sot nuk do të kishte aeroporte, porte, autostrada apo qytete moderne,” shkruan ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit

Nga Kreshnik Spahiu TIRANË ,2 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e...

Zvërneci, Kakomeja dhe nevoja për transparencë

Nga Ermelinda Meksi VLORË,2 qershor 2026/Albania Express News/Debati që ka...