“Është kthyer dy herë projekti se kishte marinë”, Rama për Zvërnecin: Është e shkruar që s’preket Laguna, ndërtim vetëm në prona me tituj pronësie

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti për zhvillimin në Zvërnec është rikthyer dy herë për rishikim, pasi versionet e mëparshme parashikonin ndërtimin e një marine, e cila është hequr nga plani final.

Ai theksoi se në dokumentet është e përcaktuar qartë se Laguna nuk do të preket dhe se çdo zhvillim do të lejohet vetëm në prona që disponojnë tituj të rregullt pronësie.
Edi Rama:

Kompania që ka marrë përsipër të ngrejë gardhin do të marrë një gjobë të majme dhe do të paguajë për atë dhunën dhe nuk do të punojë më në territorin e Shqipërisë.
Ka ardhur ajo zonja në Vlorë, ka ardhur me të gjithë grupin e arkitektëve, inxhinierëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë të etnologjisë, të gjeodezisë, historisë këtu në Shqipëri, të cilët kanë folur për të gjitha këto aspekte dhe aty një grup i madh njerëzish ka marrë shënime.
Në mars 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër i rikonceptuar me një qasje ndryshe, projektuese zhvillimore mjedisore dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët që për llogarinë time shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar siç e kanë paraqitur plotësisht, por kanë vendosur kushte. E para është e shkruar, projekti do të zhvillohet vetëm në prona me tituj pronësie në kadastër dhe në asnjë pronë tjetër që mund të realizojë për momentin copë-shet. Laguna nuk preket, është e shkruar, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë… kishte marinë në versionin e parë dhe të dytë, u hoq.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Brutalitet çnjerëzor

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryetari i...

Zjarret rikthehen në Qarkun e Elbasanit, vatra aktive në Gurëshpatë dhe nën monitorim në Malin e Qukësit

ELBASAN, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ –Situata e...

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, plagosen dy persona – detajet e para

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të...

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...