“Te Agai” në Gjinar, Salla: Agroturizmi familjar zgjeron aktivitetin me akomodim

GJINAR-ELBASAN,31 maj 2026/Albania Express News/Në zemër të natyrës së Gjinarit, rrëzë malit Bukanik në Elbasan, agroturizmi “Te Agai” po shndërrohet në një histori suksesi të zhvillimit rural, ku një sipërmarrje familjare po zgjeron aktivitetin e saj dhe ofertën turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ndau në rrjetet sociale historinë e kësaj familjeje sipërmarrëse, duke vlerësuar investimin e tyre në agroturizëm si një model të zhvillimit të qëndrueshëm në zonat rurale.

“Ëndrra e përbashkët e Elës dhe Bujarit ka marrë formë në një agroturizëm që promovon traditën, ushqimin dhe bukuritë natyrore të Gjinarit”, u shpreh Salla.

Sipas tij, rrugëtimi nuk përfundon këtu, pasi së shpejti agroturizmit do t’i shtohen edhe ambiente akomoduese, duke u dhënë mundësi turistëve të qëndrojnë më gjatë për të shijuar jo vetëm ushqimin e zonës, por edhe të çlodhen e qetësohen me bukurinë e natyrës, freskinë e malit mes ajrit të pastër ngarkuar me aromën karakteristike të pishave të egra.

Sipërmarrësit shprehen se qëllimi i investimit ka qenë mikpritja e vizitorëve që zgjedhin këtë zonë për të shijuar ushqimin tradicional dhe produktet lokale, ndërsa theksojnë se numri i turistëve ka ardhur në rritje.

“Shumë shpejtë ne do të shtojmë shtëpizat e akomodimit që do të plotësojnë qëndrimin më të gjatë në fundjavë të vizitorëve në këtë zonë me natyrë dhe peizazh malor”, tha Bujari.

Ndërsa ministri e cilësoi agroturizmin “Te Agai” më shumë se një biznes familjar. “Është historia e dy njerëzve që besuan tek ëndrra e tyre dhe po e ndërtojnë atë ditë pas dite, në një nga peizazhet më të bukura të Shqipërisë, ndërthurjen e traditës, natyrës dhe mikpritjen familjare”, tha Salla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë i lidh kampionët e botës me Lushnjën? Sot u larguan 3 “myzeqarët” e fundit

Nga Endi Tufa Presidenti i klubit, Rrapush Xhaferri, pronar i...

Kryeministri Edi Rama: Tirana zgjohet mes qindra turistëve dhe aparatesh fotografikë

TIRANË, 31 maj 2026/Albania Express News/ Tirana është shndërruar...