Olsi Komici moderon konferencën ndërkombëtare në Durrës: Reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit ligjor në fokus të diskutimeve

DURRËS,29 maj 2026/Albania Express News/Deputeti socialist Olsi Komici ka ndarë momente nga pjesëmarrja e tij në konferencën e zhvilluar në Durrës me temë “Mbi Reformën në Drejtësi, Rolin e Parlamenteve dhe Forcimin e Shtetit të së Drejtës”, ku ai kishte rolin e moderatorit të aktivitetit.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia, pjesë e komisioneve të ligjeve dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë, ndërsa fokusi kryesor i diskutimeve ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komici u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një drejtësie të pavarur, të barabartë dhe që gëzon besimin e qytetarëve.

“Diskutojmë problematika dhe shkëmbejmë eksperiencat më të mira me qëllimin kryesor për një drejtësi të pavarur, të barabartë dhe që përmbush besimin e publikut”, shkruan ai.

Deputeti socialist nënvizoi gjithashtu se drejtësia nuk duhet parë thjesht si sistem institucional, por si një proces që ndërtohet çdo ditë përmes besimit dhe transparencës ndaj qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...